Ndalimi për të hyrë në qendër të Fierit për shkak se aty po organizohet një koncert ka qenë shkak për të riun Daniel Braçi i mjohur për drejtësinë, që të përleshet me policin Shkëlqim Jahelez i cili me pas e ka plagosur me armën e shërbimit për ta neutralizuar.

Siç njofton policia, 26 vjeçari Braçi duke drejtuar një automjet tip "Volksëagen" është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar për zhvillimin e një koncerti.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet i riu ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë njërin prej tyre duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe në gojë.

Në atë moment inspektori e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë. Të dy janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Më pas polici është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

26 vjeçari Daniel Braçi në 2019 është përfshirë në sherrin me thika dhe armë zjarri në Levan dhe në Urgjencën e Spitalit të Fierit. Ai i mori armën nga brezi një oficeri të patrullës së policisë dhe plagosi me të Aleksandër Zhapaj gjatë kohës që të dy po shoqëronin në spital të afërm të lënduar gjatë një sherri në një lokal në Levan të Fierit. Vëllai i Daniel Braçit. Për kët ngjarje ndaj tij Gjykata e Rrethit Fier caktoi masën e sigurie “Arrest me burg” për “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:27
Rrahu efektivin, 26 vjeçari i plagosur me precedent kriminal! Sherri mes dy familjeve dhe përleshja në spitalin e Fierit: Plagosi një person me armën e policit

1703795682_fier.jpg

Daniel Braçi, 26-vjeçari që tentoi të çante bllokimin e policisë në Fier dhe u përlesh me një polic rezulton me precedent të mëparshëm penal. Ai njihet si person problematik ne fushën e konflikteve. Më 31 gusht 2019, i riu, pas një  konflikti mes dy familjeve Zhapaj e Braçi, nga e cila mbeten të dëmtuar me sende të forta dhe thika katër persona, ka marrë armën e shërbimit një prej punonjësve të Policisë që po ndihmonte të plagosurit të futeshin në urgjencë, dhe ka plagosur me këtë armë një prej familjarëve të palës tjetër. Përplasja aso kohe ka ndodhur brenda spitalit të Fierit.

Konflikti mes dy palëve kishte nisur në pasditen e 31 gushtit në një lokal në Levan të Fierit. Nga konflikti mbeten 5 të plagosur nga të dyja palët. Sherri i nisur në lokal me sende të forta dhe thika, përfundoi në një skenë edhe më të përgjakshme në Urgjencën e Spitalit të Fierit, ku u transportuan të plagosurit me sende të forta nga sherri në lokal.

Policia bëri me dije se Daniel Braçi atëherë 21 vjeç, që po shoqëronte në spital dy prej të afërmve të tij të dëmtuar, (Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj), i mori armën nga brezi një punonjësi të policisë, dhe qëlloi ndaj një prej familjarëve të palës tjetër, Aleksandër Zhapës, duke e lënë të plagosur. Zhapa nga ana e tij ndodhej në spital për të shoqëruar dy djemtë e tij, Gentian dhe Aldi Zhapa të cilët kishin mbetur të plagosur me sende të forta në lokal në Levan.

Nga konflikti me mjete te forta dhe thika mbetën të plagosur Gentjan Zhapa, Aldi Zhapa, Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj. Policia arrestoi për ngjarjen në Fier dy vëllezërit Daniel dhe Gazment Braçi ndërsa nga pala tjetër u arrestuan  Emiglent Kararaj, Aldo Zhapaj dhe Aleksandër Zhapaj të përfshirë në konfliktin në Levan.

Ora 21:21
Plagosja në Fier, del emri i efektivit dhe 26 vjeçarit që u përleshën në qendër të qytetit

1703795086_kkkkkk.JPG

Daniel Braçi, është 26-vjeçari që u përlesh me efektibin e policisë këtë mbrëmje në qendër të Fier për shkak se nuk e la që të futej në rrugën që ishte bllokuar për t'u zhvilluar një koncert. Efektivi i policisë që e plagosi është Shkëlqim Jahelezi.

 

Ora 20:13
Efektivi plagosi 26 vjeçarin në Fier, policia: I riu tentoi të hynte me makinë aty ku zhvillohej koncert! Doli nga makina dhe goditi me grushte inspektorin

 

Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon plagosjes së të riut 26 vjeçar D.B nga inspektori i policisë Sh.J.

Sipas njoftimit, i riu me një makinë tip “Volsëagen” tentoi të hynte në rrugën e bllokuar ku po zhvillohej një koncert.

Polici nuk e ka lejuar të kalojë perimetrin e sigurisë dhe për pasojë 26 vjeçari ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gojë.

Në këtë moment inspektori ka reaguar duke nxjerrë armën e shërbimit dhe duke e plagosur në këmbë të riun i cili tashmë po merr trajtim mjekësor në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.  Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit”- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Ora 19:51
Detaje nga plagosja e të riut në Fier, polici nxorri armën e shërbimit dhe e qëlloi në këmbë! U konfliktuan në qendër të qytetit

 

Report Tv ka mësuar detaje të reja rreth ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Fierit, ku një efektiv policie ka plagosur me armën e shërbimit një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur polici është konfliktuar me një të ri, i cili dyshohet se kishte shkaktuar probleme gjatë një aktiviteti në qendër të sheshit të qytetit.

Gjatë konfliktit, polici, i panikosur në atë moment ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur të riun në këmbë. Ky i fundit është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.