1699256764_a.jpg

Adam dhe Ramazan

Adam Kadyrov, djali i liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, ka marrë një pozitë të lartë në ekipin e sigurimit të babait të tij. 15-vjeçari që javë më u parë u filmua teksa rrihte një të paraburgosur, ka marrë këtë pozitë, për siç u tha, “guximin e treguar”.

Lideri Çeçen, njëherit aleat i Presidentit rus, Vladimir Putinit, ka deklaruar se është krenar me djalin e tij dhe e respekton atë për “marrjen e idealeve të nderit, dinjitetit dhe mbrojtës së fesë së tij”, raporton Reuters.

Sipas pamjeve të publikuara, Adam Kadyrov shihet duke rrahur një person në një institucion burgu në Çeçeni, e arsyetimi i liderit ishte se po e rrihte një përdhosës të Kuranit, pasi i paraburgosuri dyshohet se e kishte djegur librin e shenjtë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi lëshon 16 raketa nga Libani! OKB nis një plan të ri ndihme humanitare prej 1.2 miliardë dollarësh për palestinezët