Një 43 vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi ka ushtruar dhunë ndaj partneres së tij.
"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Q., 43 vjeç, pasi në banesë, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëjetueses së tij", tha ai.
I arrestuar është dhe një person tjetër të cillit i është gjetur një sasi lënde narkotike.
"Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", thotë policia.