KUÇOVË – 22-vjeçari Bjorni Shushari është lënë në arrest me burg pasi rrahu për vdekje 54-vjeçarin Krenar (Lefter) Brisku që po vidhte pula. Ndaj tij rëndon vepra penale "Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme".

Avokati Ramis Oboni, shprehet se prokuroria nuk paraqiti prova, ndërsa ka paralajmëruar se do të ankimojnë vendimit, pasi është të bindur në pafajësinë e klientit. Sipas tij ai e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme dhe tejkalimit të kushteve.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit në Kuçovë, kur 54 vjeçari Lefter Brisku tentoi të hynte në ambientet e pronës së familjes Shushari për të vjedhur dy pula. Në atë moment është kapur nga i riu Bjorni Shushari i cili e ka dhunuar brutalisht duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë të cilat më pas i shkaktuan edhe vdekjen.

Bjorni Shushari vijon studimet për Ekonomi-Biznes dhe natën e ngjarjes ka qenë vetëm në shtëpi, pasi prindërit e tij nuk ndodheshin në banesë. Pasi dëgjoi zhurmë në kopësht, doli për të parë çfarë ndodhi dhe ka gjetur 54-vjeçarin të cilin e ka rrahur aq rëndë sa nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda.

1678185657_bjornishusharu.jpg

 

Autori Bjorni Shushari dhe viktima Krenar Brisku

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:51
Kush është i riu, student ekonomie, që rrahu për vdekje 54-vjeçarin në Kuçovë se e kapi duke i vjedhur pulat

 

Bjorni Shushari, u la sot në burg nga gjykata në Berat, pasi rrahu 54-vjeçari Krenar Brisku, i cili më pas ndërroi jetë në spital, sepse e kapi duke i vjedhur pulat në banesë. Report Tv mëson se Bjorni Shushari vijon studimet për Ekonomi-Biznes. Mësohet se natën e ngjarjes ka qenë vetëm në shtëpi, pasi prindërit e tij nuk ndodheshin në banesë.

Sipas burimeve ai ka dëgjuar zhurmën në pjesën e kopshtit dhe ka dalë për të parë se çfarë po ndodh. Në ato momente ka parë 54-vjeçarin i cili ka qenë pranë banesës së tij me të cilin më pas është konfliktuar. Pas konfliktit ai ka njoftuar policinë për ngjarjen. Ai thotë se Krenar Brisku, ka shkuar në spital vetë.

 

1678185822_c8299c23e8c548bf81ab5d20b3742fd5.jpg