Ngjarjen e rëndë në Krujë dhe lënien e mandatit të deputetit Rrahman Rraja pas dhunës së fisit të tij për guroren në Fushë-Krujë, Gazment Bardhi e ka konsideruar shokuese dhe dështim të Shtetit përballë bandave me pushtet politik. Përmes një reagimi, kreu i grupit parlamentar të PD thotë se Rraja nuk dështoi si prind, por shteti dështoi përballë bandave me pushtet politik.
Sipas tij, qeveria e Ramës ka mbrojtur bandat me pushtet politik dhe thotë se institucionet janë të pafuqishme për zbatimin e ligjit sepse nuk është ndaluar veprimtaria e paligjshme e guroreve. Deputeti demokrat shprehet dhuna e fisit Rraja tregon arsyen përse shqiptarët largohen nga vendi.
"Ngjarja e rëndë e Krujës është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës. Është po aq shokuese sa dhuna shtazarake e fisit Rraja, pafuqia e institucioneve për të vepruar dhe për të zbatuar ligjin. Ngjarja në Krujë nuk është dështim i një deputeti si prind apo vlla, siç po tentohet të shitet, por gjunjëzim dhe dështim i shtetit përballë bandave me pushtet politik. Për shkak të këtij modeli qeverisës sot kemi disa oficerë policie në azil, që duhej të ishin në punë, për të ofruar rend e siguri për qytetarët, por nuk janë, janë larguar, sepse në përballjen që ata kishin me bandat, qeveria e Edi Ramës zgjodhi ti braktiste ata dhe të mbronte bandat me pushtet politik, siç tentoi të bënte edhe për këtë ngjarje 2 ditë më parë.
Qytetarët protestojnë prej ditësh se një gurore në pronësi të familjes së deputetit po dëmton shtepitë e një fshati të tërë dhe institucionet fshihen, nuk veprojnë. Deputetët e opozitës kanë denoncuar një muaj më parë rastin në Parlament dhe ministrat e Edi Ramës bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Edhe sot nuk ka asnjë veprim nga institucionet përgjegjëse për të ndaluar veprimtarinë e paligjshme të atyre guroreve", shkruan Bardhi.
Ndër të tjera shprehet se uniformat blu reaguan vetëm pas publikimit të pamjeve të dhunës dhe kërkon që insititucionet të reagojnë për të gjithë zyrtarët që tentuan të manipulonin ngjarjen.
"Qytetarët paraqiten të masakruar në Policinë e Shtetit, dhe drejtuesit e policisë jo vetëm nuk veprojnë, por kujdesen të thonë që ka shoqëruar disa familjarë të deputetit por i kanë lënë të lirë sepse gurorja është me leje. Veprimet e Policisë së Shtetit për arrestimin e personave erdhën vetëm pas publikimit të pamjeve shokuese të dhunës ndaj dy qytetarëve të pafajshëm.
Prandaj ngjarja nuk mund të kalohet pa vënë përpara përgjegjësisë edhe zyrtarët përgjegjës që nuk vepruan, institucionet që kanë dhënë lejet e paligjshme, zyrtarët e Policisë së Shtetit që tentuan të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen. Ngjarja e rendë e Krujës nuk mund të kalohet me përgjegjësi individuale apo familjare, por me përgjegjësi të plotë politike, duke nisur nga arkitekti i këtij modeli qeverisës Edi Rama që qeverisë sipas parimit “merr dhe mbaj pushtet me krimin, dhe jepi pushtet në qeverisje pa kufi krimit”, shkruan Bardhi.
Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.
Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.
Deputeti Falmur Noka ka reaguar për dhunën e fisit Rraja duke thënë se shteti është në duart e të fortëve të zonës, të cilët pretendon se uniformat blu kanë frikë t'i ndalojnë. Duke e lidhur me dështimin e Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 majit thotë se nuk mund të presë garë të ndershme
"Dhuna burracake ndaj dy qytetarëve tregoi se shteti është i dorëzuar kontrollit të të fortëve të zonës. Policia e Shtetit ka frikë të ndalojë dhunuesit.
Pret urdhra nga politika, sa të kthehet kryeministri e të shkruajë një nga ato autokritikat me lotë në sy që i mësoi shkolla e partisë. Ngjarja është turp për shtetin, për policinë dhe për partinë qeverisëse që përfaqësohet nga barbarë. Si mund të ketë zgjedhje të lira në Krujë me këta barbarë që dhunojnë qytetarët për të heshtur një komunitet të tërë?
Ky pushtet i dhunshëm që kanë sot në duar vjen si rezultat i asaj që ndodhi më 14 maj. Ndjehen zotër mbi tokë. "Kokat le të hanë", thotë i pari i tufës. Ç'mund të presësh prej tyre, garë të ndershme?! Respektim të të drejtave e vullnetit popullor?!
Janë fytyra pa maskë e një pushteti grabitqar që i sheh shqiptarët si pre. Nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira!" - shkruan Noka.
Deputeti Kreshnik Collaku ka reaguar për deklaratën e Rrahman Rrajës, i cili la mandatin e deputetit pas dhunës së fisit të tij për guroren duke thënë se veprimi i tij nuk zgjidh asgjë.
“Në fakt deputeti Rraja është viktimë e modelit te Rilindjes qe prej 2013.
Dorëheqja e deputetit Rraja si baba i lënduar nuk rehabiliton përgjegjësinë politike te kryeministrit Rama si krijues dhe mbështetës i këtij modeli i politikes se lidhur me banda te krimit.
Doreheqja e deputetit nuk zgjidh asgjë, pasi situata zgjidhet me dorëheqjen ose largimin e krijuesit te këtij modeli.
Në një vend normal pas këtij skandali dorëhiqet Kryeministri..dhe nuk eshte fundi i botës, por fillimi i normalitetit”, shkroi Çollaku.
Flamuri pa bisht enderron qe nje dit te behet perseri minister i brendshem!!kur te qethen vicat muli ateher do jesh!!
PërgjigjuFlamur Noka flet per cuba kur cdo here qe ka seanc plenare ben cubin e malokut dhe pengon zhvillimin e seancen bashk me mafiozet e tjere te Berishesh funderrinat zhgarravinat e shoqeris shqiptare!Bardhi qeni qe lef mbrapa Saliut e gjithe mafiozet e demokratikes qe kane dale nga krimi i organizuar.
PërgjigjuGaz Bardhi dhe strukturat paramilitare ne zgjefhhe qe vran mjekun Pierin Chuvani.Ti ishe ai qe nuk pranove arrestimin e vradesit .Struktura oaralele qe drejtive ti ne krim gjoja oer ruajtjen e votes.Turp kur flet ti per krimin ose Noka qe kapi policin prwj fyti ne drejtorin e policiae Tirane
PërgjigjuKur flet dhe ky Bardhi kryetar i bandës me firmë të PD që vrau në mes të Elbasanit. Rastit të çohet deri në fund por mos të arrohen dhe këta që i kanë bërë gjëmën vëndit dhe pa pikë turpi kakarisin si kaposhi në pleh japin dhe mënd e Direktiva. Ju mbuloftë turpi bashk me Rahjat.
Përgjigjurrajat ben nje veprim te rende te denueshem nga ligji, por nuk vrane 20 vete sic ka vrare altin lamaj protektori dhe zoti jot o flamur nok plera. dhe plera farmira hajdari e nxorime 13 vite burgim
PërgjigjuSi shqiptar kur shof edhe kriminel si gazmend bardhi e fllamur noka qe flasin per krimin me vjen ta qaj barkun, Ku qe te dy jane organizator te krimit, nen komanden e gazmend bardhit u vra doktorri ne Elbasan dhe ate dite krenohej duke thene se tash pritet ta pastrojme edhe tiranen, poashtu edhe fllamur noka qe dikur ishte spiun i udb-s dhe komandant i skuadees vrstare te sali berishes sot duhet te ishin ne burg pasi rraja te pakten tregoj burrni duke dhane dorheqje kurse keta te dy dhe jo vetem vazhdojne te jene komandant te krimit.
Përgjigju"...Flamur Noka qe dikur ishte spiun i UDB-s..." thoni ju. A jeni i sigurte qe nuk eshte aktualisht?
Qe keta Rrahjet jane bandite,nuk eshte se duhet ky karagjozi per ta kuptuar!! Ajo qe me ben pershtypje, kur ky rrufjan permend ikjen e shqiptareve!! po si mund te harrosh kete bastard ne Elbasan ku fedaini i tyre Paplekaj shkoj me tutje se shkopinjte e baseball-it?? vrau tjetrin ne mes te dites per iç gje, e ky lloj hibridi pretendon te jete alternativa per qeverrisje?? Po pse more kellire, ku e shef ti ndryshimin nga banditet e Rrahjeve dhe atyre te Saliut??!!
PërgjigjuO Nok cari!keto jane burracake qe i mbrojne,ju jeni burracake qe i vrisni
PërgjigjuZoti Noka! Keto i dhunojne ju i vrisni
PërgjigjuZHDUKUNI tè gjithè FÉLLIQSIRA , bashkè me KRYEKRIMINELIN Flamur HAJDUT Noka , qè duhet tè ishte nè BURG SOT pèr KORRUPSION , PLAÇKITJE , VRASJE dhe TERRORIZÈM , dhe duhet t'ja kishin hedhur ÇELSAT né OQEAN !!!! Flamur Noka me Kuluçin e Sali KRIMIT qè hidhnin né ERÈ me EKSPLOZIV , SHTYLLAT e TENSIONIT tè LARTÈ , sa herè PD KRIMI humbiste ZGJEDHJET Parlamentare !!! SHPORRU SHPORRU SHPORRU SHPORRU KRRIMINEL Noka , bashké me HAJDUTÈT dhe KRIMINELÈT e PD , PS , LESHELI , PR , PAD , PDBNJ , PDIU !! VAFSHI nè DJALL dhe né ESFEL bashkè me SOJ dhe SOROLLOP , sepse jeni juve , prandaj janè edhe KRIMINELÈT RRAJA dhe CO !!!! NEVERI dhe URREJTJE pèr gjithè BANDAT KRIMINALE me LOGO PARTIÇKASH , qè kanè QEVERISUR SHQIPÈRINÈ kèto 33 VJET SHKÈRDHATOKRACI , HAJDUTÈRI dhe ANARSHI
PërgjigjuPaguhet nga krimi, më e egër opozita më shumë krimi e paguan
PërgjigjuPo foltore ju vrat me 21 janar dhe ti gay i Pd nga kavaja vrate ne elbasan dhe nuk dhe doreheqjen
PërgjigjuDorehiqu vete Çollak ne shenje proteste per ate qe spo the!!!!!Apo te dhimbsen 3 miljon lek rroge qe merr..Ti bashke me 139 shoket qe ke aty duhet te largoheni nie minut e me pare se jeni te gjithe si Alma Gjicit (ne gjunje per pak pushtet).Turp te keni te gjithe
PërgjigjuNe asnje vend te botes nuk ka e nuk mund te ken kryeminister qe jep doreheqjen per ngjarje te tille(pa humbje konsiderueshme te jetesh).Se paku ne qe jetojme jashte e dime mire. Politik apo politikener: flisni drejte,mos rreni e mashtroni e se fundi per kto mashtrime e rrena populli do ju denoj me voten e tij
PërgjigjuCfare ashte ky idiot