Rrathët e drurëve, një atlas biologjik që dëshmon klimën tokësore në histori

/ ATSH / - Përballë kërcënimit për ngrohjen globale, studiuesit janë të interesuar të dinë nëse ka pasur edhe në të shkuarën të tilla periudha mbi rruzullin tonë.
Një atlas i rrathëve të pemëve për botën antike, na ofron të dhëna qysh nga nisja e epokës sonë.
Këtë vit, kanë qenë shumë muaj ata që kanë sjellë me vete rekorde në temperaturat e ofruara.
Evropa ka tashmë 230 vite që regjistron në mënyrë sistematike të dhëna mbi motin në kontinent, por kjo është një periudhë fatkeqësisht tepër e shkurtër kohore për t'u marrë në konsideratë për të studiuar trendet e klimës, nëse kemi parasysh moshën e Tokës.
Shkencëtarët kanë gjetur një rrugë, që të paktën të rikonstruktojnë gjendjen e 2000 viteve të fundit mbi Tokë në lidhje me kushtet atmosferike e kësisoj të ndryshimeve klimaterike.
Për këtë, ata kanë vëzhguar me kujdes rrathët vjetorë të pemëve dhe kanë ndërtuar pas tyre harta të mirëfillta, sipas të cilave dëshmohet, se sa e thatë apo e lagësht për shembull, ka qenë vera në një vit të caktuar.
Një ekip kërkuesish nën drejtimin e Edward R. Cook nga Universiteti i Shtetit të Kolumbias ka përpiluar një atlas të tillë të formësuar nga harta të tilla për të ashtuquajturën "Bota Antike" në kontinentet: Europë, Afrikë, si dhe në rajonin e Lindjes së Mesme. Ai pasuron në fakt një atlas të tillë të ngjashëm me informacione për Amerikën e Veriut, që ka dalë në dritë qysh në vitin 2004, si dhe një tjetër për Azinë.
Cook dhe kolegët e tij nuk kanë marrë në shqyrtim vetëm rrathët vjetorë të pemëve, por edhe të dhëna të panumërta rrathësh pemësh të fosilizuara. Ata thonë se analizat e tyre dëshmojnë thatësirat e mëdha të viteve 1540, 1616, 1893 dhe 1921.
Gjetjet e Cook dëshmojnë edhe për periudhat ekstremisht të lagështa kohore të viteve 1315-1317 që kanë shkaktuar krizën më të madhe të urisë në Evropë për periudhën e Mesjetës. Një krahasim me atlasët për Amerikën Latine e Azinë dëshmoi veç të tjerash se mes shekujve të 11-të dhe mesit të shekullit 15, ka pasur qartësisht periudha më të gjata thatësire sesa në shekullin e 20-të.
Arsyet, shkencëtarët akoma nuk dinë ti shpjegojnë, por megjithatë atlasi i ri paraqet të dhëna që thjeshtojnë gjetjen e arsyeve për të tilla periudha thatësirash vdekjeprurëse. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet