Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgënjeshtruar lajmin se po planifikon të blejë vilë në Palasë.
Sipas gazetës italiane, Corriere della Sera, Meloni është shprehur e tronditur nga lajmi i rremë dhe lehtësia me të cilin u përhap ai.
“Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë”, ka thënë kryeministrja italiane.
Pak ditë më parë gazeta 'Il Foglio' publikoi një artikull sipas të cilës kryeministrja italiane po blinte një vilë me pishinë në bregdetin e Palasës.
Sipas gazetës, e cila i referohej burimeve politike dhe diplomatike nga Tirana, investimi i Melonit do të çimentonte edhe më tej marrëdhënien e saj me kryeministrin Edi Rama.
Por, sipas Corrieres të gjitha këto janë të pavërteta dhe pjesë e një fushate shpifje mbi kryeministren italiane.
Ajo nuk do te bleje, do te marre falas nga Rama.
Përgjigjuedhe po nuk e bleve perseri ju jeni shume e mire
Përgjigju