Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë, KQZ shqyrton më 21 gusht ankimimin e opozitës

Ndonëse opozitës iu deshën shumë pak ditë për të harruar akuzat politike se zgjedhjet në Himarë u vodhën, ankimimi i saj për votimet e 4 gushtit do të shqyrtohet në datën 21 gusht në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ.

Trupa e 5 anëtarëve do të mblidhet për të parë nëse pretendimet e opozitës për parregullsi në zgjedhje qëndrojnë dhe të pranojnë kërkesën e saj për pavlefshmëri në zgjedhje, apo nëse do të lënë në fuqi vendimin që shpalli fitues me 1477 vota diferencë Vangjel Tavon e Partisë Socialiste.

Problematika më kryesore mbi të cilën kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve koalicioni “bashkë fitojmë” ishte pamundësia për të votuar e qytetarëve që u kishte skaduar karta e identitetit.

ankimim, opozita akuzoi mazhorancën edhe për përdorim të administratës në zgjedhje me “zbarkimin” siç e kanë quajtur ata, të ministrave në ditët e fundit të fushatës apo dhe intimidim ndaj votueseve, bizneseve dhe pronarëve të hotelerisë.

Tavo sipas opozitës u favorizua në garë nga institucionet shtetërore edhe për “Kryefjalën” e fushatë së tij, dhënien e titujve të pronësisë. Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve e më tej, nëse do të dërgohet vendimi i KAS, edhe i Kolegjit Zgjedhor i hap rrugë betimit të Vangjel Tavos e uljes së tij në karrigen e kryebashkiakut të Himarës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë