VLORE - Largimi nga atdheu i tyre i përfshirë në luftë civile është vetmja mënyrë për ti shpëtuar vdekjes nga plumbat ose bombat, por toka e premtuar ende s’po gjendet për ta.
Personazhet e kësaj historie janë refugjatët sirianë, për të cilët çdo ditë dëgjojmë në media, se kanë hyrë ilegalisht në kufirin shqiptar, janë ndaluar nga policia dhe po riatdhesohen.
Endërra e tyre për të mbërritur ne vendet e BE, ndërpritet ne mes në ndonjë rrugë dytësore te Greqisë apo Shqipërisë dhe thuajse të gjithë kanë të njëjtën histori, që përsëritet çdo ditë.
Pas ndalimit të një grupi prej 76 emigrantëve në Glinë të Gjirokastrës, një tjetër grup prej 29 refugjatësh u ndalua mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Kishin hyrë nga kufiri grek dhe kishin rënë pre e trafikanteve shqiptarë, të cilët i transportonin me një furgon, që u pikas dhe u ndalua nga policia.
Hamed Kuzen, një i ri që larimin e nga Siria e shikon si të vetmen mënyrë mbijetese rrëfen kalvarin e vuajtjeve në kërkim të lirisë.
“Ne kemi ardhur nga Siria, kemi një muaj që ecim në këmbë, kemi kaluar në Turqi, Greqi dhe shumë shtete të tjera që nuk ua dimë as emrat. Mes nesh ka gra dhe fëmijë, që për shkak të lodhjes dhe kequshqyerjes kanë shfaqur probleme gastrointestinale. Mbrëmë na kapi policia rreth orës 2 të natës dhe na sollën në komisariat dhe nuk e dimë se çdo bëhet me ne” shprehet Kuzen
Hamedi pohon se e vetmja gjë që kërkojnë është një strehë deri në përfundim të luftës në vendine tyre.
“Vendi jonë është në luftë ne u larguam ti shpëtojme vdekjes. Prej një muaji kemi nisur këtë rrugë të mundimshme, jemi pa asnjë të ardhur nuk e dim ku do shkojmë, rrugën e kemi marrë drejt përëndimit, por shumë pak prej nesh po arrijnë atje. E vetmja gjë që duam është një vend ku të qëndrojmë përkohësisht, të gjejmë ushqim e strehim, deri kur paqja të rikthehet në atdheun tonë” shprehet klandestini sirian
Pavarësisht se çdo ditë grupe refugjatë sirianë ndalohen nga policia shqiptare fluksi emigrantëve të tjerë që hyjnë ilegalisht në vendin tonë mbetet i lartë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO