Mars 1997, Safet Zhulali dhe qeveria më urdhëruan të hap zjarr mbi njerëz! Rrëfehet në Esencë ish piloti Agim Matraku

Eljan Tanini bisedoi këtë të diel me ish pilotin Agim Matraku, që merrte urdhëra në ajër për të vrarë njerëz në Bënçë. Urdhërat e Safet Zhulalit dhe të qeverisë vinin jo të shkruar. Por ai nuk u bind. Pasojat vazhduan… Ndiqni rrëfimin e plotë të tij të dhënë për Esencë në Report Tv.

Eljan Tanini: -Prej sa kohësh keni shërbyer në Bazën e Kuçovës?

Agim Matraku: -Prej 27 vjetësh. Nga Janari i vitit 1973 deri në Prill-Maj të vitit 2000. Më pas jam transferuar në Regjimentin e Rinasit me detyrën Shef i Shatbit.

Eljan Tanini: -Çfarë bën një Shef Shtabi?

Agim Matraku: -Përgatit efektivin fluturues, teknikën, ruajtjen e bazës. Prej tij dalin vendimet.

Eljan Tanini: -Nga i merrnit urdhërat ju?

Agim Matraku: -Nga Komanda e Forcave Ajrore që gjendej në Vaqarr.

Eljan Tanini: -Si janë fillimet tuaja?

Agim Matraku: -Me mbarimin e shkollës 7 vjeçare me doli e drejta e studimit për në Shkollën Skënderbej deri në vitin 1970. 1966-1970, kam kryer Shkollën e Mesme Ushtarake "Skënderbej", Tiranë. Pasi kaluam analizat mjekësore, në tetor të vitit 1970, nisa Shkollën e Aviacionit. 1970-1973,  kam kryer Shkollën e Aviacionit, Vlorë.

Eljan Tanini: -Çfarë duhet të kishte një i ri për t’u bërë aviator?

Agim Matraku: -Si fillim bëhen analizat mjekësore. Kishte një komision që shikonte zemrën, sytë, veshët, kishte një makineri që hiqte ajrin për të kuptuar veshët. Në shkollën e Vlorës kemi mësuar me Jak, kam kaluar në studime për avion reaktiv, praktikën fluturuese e kam bërë me MIG 15. 25 Janar 1973 jam emëruar pilot gjuajtës bombardues në Regjimentin e Kuçovës.

Nëntor 1973-Dhjetor 1974, kualifikim për avionin MIG-17, në RP të Kinës.

Prill - Dhietor 1976, kualifikim për avionin MIG-19 në RP te Kines.

1984-1986: Komandant Katërshe MIG-19, Kuçovë. 

1980-1984: Komandant Çifti MIG-19, Kuçovë.

1976-1980: Komandant Ekuipazhi MIG-19, Kuçovë.

1973-1976: Komandant Ekuipazhi MIG-17, Kuçovë.

1986-1993: Ndihmës i Komandantit të Regjimentit të Aviacionit për Aviodrejtimin, Kuçovë.

1997-1998: Ndihmës i Komandantit të Bazës Ajrore për Aviodrejtimin, Kuçovë.

1996-1997: Komandant i Bazës Ajrore Kuçovë.

1993-1996: Komandant i Grupit Ajror Kuçovë.

2000-2003: Shef i Shtabit Krahut Ajror Rinas. Gusht 2000 - Tetor 2000: Specialist fluturimi në Komandën e Forcave Ajrore.

1998-2000: Komandant i Grupit Ajror Kuçovë.

Me MIG-17 kam bërë demonstrime. Kam jetuar në shtëpinë e oficerëve në Kuçovë. Shiheshim, trajtoheshim pak më ndryshe ne të aviacionit. 27 vjet kam jetuar në Kuçovë. Vajta djalë ri në Kuçovë dhe ika me fëmijët e mi në moshën time.

Eljan Tanini: -A keni fluturuar ndonjëherë mbi fshatin e lindjes, sepse ju pilotët e bënit shpesh këtë gjë? Kush ju frymëzoi për tu bërë pilot? Keni pasur aksidente me avionin tuaj?

Agim Matraku: -Po e kemi bërë, të gjithë kalonim mbi familjet tona. Bashkim Agolli ka qenë frymëzimi për tu bërë pilot. Po ashtu edhe Bilal Sina. Po, kam qenë me Delo Isufin. Avioni mori goditje, Delo nxori shpatullën, unë mora goditje në kokë. U fik motorri. Pati defekt teknik. Teknikët dhe specialistët ishin shumë të përkushtuar, njohës shumë të mirë. Kur uleshim në tokë i jepnim teknikut vërejtjet tona

Eljan Tanini: -Çfarë ka pasur Kuçova si bazë?

Agim Matraku: -15 maj 1955 është dita e krijimit të Repartit Ushtarak 3362 Kuçovë me emrin Reparti “23 Peza”. Fillimisht ka pasur MIG-15 dhe MIG-17. 1970 e mbrapa Kuçova ka pasur dy skuadrilje MIG-19, një skuadrilje ka 12 avionë, ka qenë një skuadrilje MIG-17 dhe gjatë dimrit ka qenë një skuadrilje MIG-15. Vera aviatike na gjente në Pishë Poro, dimri bëhej në Kuçovë.   Kuçova kishte mjete autoteknike, llokatorët, pas viteve 90 kaloi në bazë ajrore dhe u bashkua artileria kundërajrore me aviacionin. Ndërtesat kanë qenë për ushtarët, oficerët, shtabi, depot e ushqimit e vesh-mbathjeve. Në aerodrom ishin shërbimet e rojes, klasat e përgatitjes së pilotëve, palestra, ofiçina e riparimit të avionëve, objektet e uzinës së aviacionit që kryenin veprime deri te remonti. Baza ka edhe tunele në pjesën juglindore të pistës, ka dy hyrje, për MIG-19 e 17, ishte në formën e patkoit, dyert janë anti-bërthamore nga 20 ton, dera e vogël 5 ton, aq shumë sa hapeshin edhe me ndihmën e dorës. Në mes të tunelit ishte uzina e riparimit të avionëve dhe laboratorët. Dieta, ushqimi i një piloti ishte e garantuar dhe kontrolluar, menza ishte baza jonë në Kuçovë. Në repart na vinte mëngjesi i dytë dhe drekën e hanim po prapë në repart. 1997, të dy djemtë që u arratisën në Itali me avionë bënë jehonë dhe frenuan veprime të tjera.

Eljan Tanini: -Si ishte MIG-19?

Agim Matraku: -MIG-19 mbante deri në 500 kg bomba, nga 50 deri ne 250 kg, kishte 3 topa 30 mm me 201 predha dhe 16 raketa të pa drejtuara tokë-ajër. 2100 litra karaburant mbante trupi, dhe dy rezervuarë nga 750 litra, gjithsej 3600 litra me rezervuarët vartës. Me 3600 litra e kishte rrezen taktike deri në 340 km.

Eljan Tanini: A janë ulur avionë të tjerë në këtë bazë?

Agim Matraku: -Ka pasur raste që janë kapur avionë të transportit civil. Në vitin 1977, një avion transporti rus kaloi në Shqipëri, ai nuk duhet të kalonte. U bë protestë, unë e kam nxjerrë nga kufiri, ishte avion ushtarak me shkronjat CCCP, u morën të gjitha të dhënat. Jam dekoruar për këtë gjë me medaljen e yllit të kuq etj… E kanë detyruar edhe një avion anglez të ulet në Bazën e Kuçovës, rreth viteve 60. Keto gjëra shënohen gjithmonë diku, ato kanë një plan tabele, miratohet dhe rezervohet në sekretari

Eljan Tanini: -Studimet?

Agim Matraku: -Në Shkollën Skënderbej kam shkuar pa mbushur 13 vjeç. Nga avioni me helikë vajtëm te reaktivi. Kina ka qenë eksperiencë e mire. Babaçe Faiku, Niko Hoxha dhe Edip Ohri kanë hedhur themelet e aviacionit tone. 1 muaj kemi bërë shëtitje në Kinë. MIG 19 është bërë dikur edhe me dy  motorrë.

Eljan Tanini: -Nga vinin veshjet tuaja?

Agim Matraku: -Korça i qepte rrobat tona, por kishim edhe rezerva. Kam fluturuar deri në 14.200 metra. Kam qenë kolaudator edhe i avionëve që dilnin pas remontit kapital nga uzina. MIG-21 fluturon edhe deri në 22 mijë metra.  

Eljan Tanini: -Si duket bota nga sipër? Si i dallonit qytetet nga lartë?

Agim Matraku: -Bota nga sipër është sferike. Nata është e bukur, edhe ajo pa hënë, fluturon me shumë instrumente. Nata me hënë është si ditë. Rrugët natën i dallonim edhe përmes qyteteve të cilat kishin një prerje të caktuar, të veçantë që njihej edhe nga ajri. Dallonim me arkajën si instrument. Shpejtësia e takimit të MIG-19 ishte me 320 km në orë. Edhe sot dua ta bëj këtë profesion. Unë e kam nisur pagën me 7250 lekë. Kur dola në rezervë e kisha pagën sipas gradës. 110 mijë lekë të reja. Pensioni është mbi 60 mijë lekë të reja.

Eljan Tanini: -Si e kujtoni Marsin e vitit 1997?

Agim Matraku: -Marsin e vitit 1997 nuk dua ta kujtoj shumë, ishte anomali e vërtetë. Kjo kohë më gjeti Komandant të Bazës në Kuçovë, ku vetë Kuçova kishte hallet e saja. U veprua gabim me shumë ngjarje, sidomos me aviacionin. Asnjë avion dhe mjet nuk u dëmtua. Baza është bastisur në vitin 1997, nuk dije si të veproje. Depot u hapën, nuk do të vrisnim njerëz qoftë edhe duke shtënë në ajër. Baza e Kuçovës ka fshatin Perondi afër. Atje në kodër ka bazën e karburantit sipër, që vinte te ne me vetërrjedhje.

Eljan Tanini: -Po turmat janë afruar te ju, keni hapur zjarr?

Agim Matraku: -Hapëm zjarr në ajër një herë dhe u spostua turma. Pas kësaj nxorën gratë e fëmijët përpara.   Në rresht të parë ishin edhe fëmijët tanë. Avionët nuk u dëmtuan, nuk u prekën. Dokumentat sekrete i futëm në tunel, dyert i salduam. Flamurin e repartit dhe ditarin i çova në shtëpi. Mars 1997, 2-3-4-5 Mars vijnë urdhëra të çuditshëm.

Eljan Tanini: -Urdhërat bazoheshin në këto veprime dhe në këto lëvizje që po flasim si më poshtë:

Fluturimi i pestë

Ora 15.50

Ministri i Mbrojtjes kërkon një avion për në zonën e Bënçës.

Ora 15.52

Gjeneralmajori mori në telefon ministrin e Mbrojtjes dhe i tha se detyrën për në Bënçë nuk mund ta kryej  kushdo se nuk njihet mirë zona. Këtë detyrë më mirë mund ta bëjë koloneli P.D.

Ora 15.53

Ministri i Mbrojtjes kërkon në telefon kolonelin për t’u sqaruar nëse me të vërtetë këtë detyrë mund ta kryej kolonel P.D. që e njeh më mirë zonën, ose vetë komandanti i bazës ajrore.

Ora 15.58

Ministri i Mbrojtjes i jep detyrën në telefon kolonelit të FMA për në Bënçë.

Ora 16.00

Koloneli i FMA i jep këtë detyrë komandantit të bazës ajrore: Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes do të ngrihesh vetë me rezervuar, me raketa ajër-tokë, me topa, për në Bënçë, do të godasësh mbi autokolona pa goditur mbi njerëz.

Ora 16.02

Koloneli i FMA u jep të dhënat për rrugëkalimin.

Ora 16.15

Komandanti i bazës kërkon leje për ngritje dhe gjeneralmajori i jep leje.

Agim Matraku: -Kishte armë që na qëllonin nga poshtë. Avioni ikte me shpejtësi, kishte vetëm fishekë në drejtim të ajrit. Detyra ishte të qëlloja në 1000-1500 m lartësi, të hapja zjarr. Raketat i kam lëshuar në ajër. Urdhëri ishte të hapja zjarr, nuk do ta bëja kurrë atë veprim. Do të qëlloja autokolonën, por nuk kisha ndërmend ta bëja. Nuk kishte në rrugë asnjë kolonë tankesh, do të shkonin në Burgun e Bënçës. Më thanë të hap zjarr në drejtim të Bënçës

Eljan Tanini: -Kush ju mori në telefon?

Agim Matraku: -Ministri i Mbrojtes Safet Zhulali më mori në telefon, i thashë mos më jepni urdhëra të tillë. Nëse do të ketë gjëra të tilla do të ngrihem vetëm unë. Fillova të bëja vetëm shmangie. Ministri më tha të zbatoj urdhërin, por i thashë që nuk e zbatoj mbi popullin.

Eljan Tanini: -Po më pas?

Agim Matraku: -Alfred Mosiu erdhi atje dhe më tha: -Kujdes o Komandant, kujdes me këto veprime se nuk dihet si dalin, qenke edhe djal i ri! Që nga ai moment nuk ngrita më asnjë avion, lamë vetëm ato për roje.

Eljan Tanini: -Çfarë janë këto fakte, është shiriti i bisedës së asaj dite për të hapur zjarr mbi popullin?

Agim Matraku: -Këta shiritë të incizimit të fluturimeve i kam marrë në zyrë dhe më pas në shtëpi. Kanë 27 vjet që i kam unë këto shiritë, janë katër të tillë.

Eljan Tanini: -Çfarë është “Ditari i Veprimeve Luftarake me fonograma”?

Agim Matraku: -8.03.1997, Safet Zhulali më kërkoi të bëja veprime në kundërshti me jetën njerëzore. Zhvilluam debat. Këtu janë fluturimet që janë bërë në Mars 1997, letra e fluturimeve ajrore. Janë bërë 16 fluturime, 8 i kam bërë vetëm unë. Kur e kalonim shpejtësinë e zërit e kalonim atë në lartësinë 7-8000 metra

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KOLONEL: 11/03/2024 13:14

    Grushtin e Shtetit në '97 e shkaktoi S.Berisha pasi krijoi FIRMAT TENTIERE për ti vjedhur parat 100 % popullit fukara.Sb hodhi VERIUN KUNDËR JUGUT duke hapur depot e armëve për ti përdorur kundra popullit që kërkonte parat e vjedhura nga Saliu për tu pasuruar familjarisht & me ha-le-atët..! -Sb urdhëroi sulmin e AVIACION të Vlorës,Sarandës,Tepelenës,Gjirokastrës,Përmetit..ku 2 PIKOTËT IKËN NË ITALI për të mos zbatuar detyrat e MMB SAFET ZHULALIT që urdhërohej nga S.Berisha-President..tmerr i Kombit..! -S.Berisha duke pasur 92 Vota të vjedhura AMNISTOI KRIMIN SHTETROR TË 97,Ku edhe PS u tregua FRIKAMANE.Kjo bëri që Sb të organizonte grushtin e Shtetit- 98,Gërdecin-98,21 janarin 2011..etj.

    Përgjigju
  • Kaci: 11/03/2024 12:19

    Pse nuk hetohet i gjithe zinxhiri

    Përgjigju
  • Iris: 11/03/2024 00:48

    Ato shirita incizimesh me mire siguroi jashte shtetit tek ndonje avokat se jane /mine me sahat/./Llogarite/ e 97'nuk jane hapur akoma.

    Përgjigju
  • tekniku: 11/03/2024 00:16

    Ai PD kolonel ka nje Emer I quajtur Petrit dhe komandanti I forces ajrore duhet te kete nje Emer qe quhet Perlat sidimos ky skuthi I fundit.

    Përgjigju
  • Lui: 10/03/2024 22:22

    Ministri sado idiot nuk ben dot nje gje te tille ne kohera te tilla pa nje urdher nga nje me lart, dmth nga komandanti i pergjithshem te forcave te armatosura qe i bie te jete presidenti i republikes. Kush ishte president ne ate kohe? Sali Berisha! Mjafton kjo deshmi e ketij piloti hero qe te kalbet Saliu ne burg per tentative vrasje shteterore..

    Përgjigju
  • raku: 10/03/2024 20:51

    ministri idiot qe sulmoi popullin

    Përgjigju
    • Meri: 11/03/2024 09:01

      Zoti Osmëni,komunistin e flliqur e ke në krye tē PD,i ka bēr 1000 tē zeza popullit shqiptarë,organizoi ushtri me merçenar nga veriu,për të vrar e helmuar,popullin e jugur qē u ngritën në protest sepse humbë gjithëçka që kishin në firmat piramidale,ku komunisti i flliqur Sali Berisha,i garantoi që parat ishin tē sigurta.Zotria ka bër shumē mirē qē provat i mbajur në shtëpi,kujt t'ia jepte ? Kush do të zbulonte të vërtetën ?,ai që dha urdhēr,Sali krimineli,që akoma kērkon ti rezistoi drejtësis,duke u pērdredhur si gjarpër.Gjërat duhet ti themi siç jan,dhe mos u mundoni të mbroni kriminelët ,dhe të akuzoni viktimat:

    • Osmëni: 11/03/2024 05:33

      Po ça popull sulmoi mo komunist i fëlliqur, bashkë Me këtë komandantin qe paska fshehur provat e hetimit në shtëpi. Është hapur hetim penal ndaj Zhulalit mafje dhe u arrestua në 1998, dhe ky birbua qe jep intervista i bie qe të Ketë konsumuar veprën penale te “Veprime qe pengojnë zbulimin e të vërtetës”

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës