Këtë pasdite në emisionin "Pa Gjurmë" të moderatores, Odeta Dume ishin në fokus historitë e dy fëmijëve të rrëmbyer brenda Shqipërisë.

Jonuz Luga, vogëlushi 4-vjeçar nga Durrësi u rrëmbye në oborrin e shtëpisë se gjyshes se tij. Fëmija teksa po luante pranë një makine të vjetër, i humbet nënës nga sytë. Pas një hetimi në prokurorinë e Durrësit u zbuluan emrat e rrëmbyesve të Jonuz Lugës.

Vogëlushi ishte rrëmbyer nga fqinja e gjyshes, Majlinda Demo, ku kjo e  fundit ia kishte dorëzuar djalin porositësit, Flamur Dino, dhe kishte marrë në këmbim  300 mijë lekët të vjetra. U mësua se 4-vjeçari qëndroi disa ditë në Fier dhe më pas u shit në shtetin grek.

"Majlinda Demo, e cila e njihte mirë familjen, pasi ishte fqinje në shtëpinë e prindërve të nuses, e rrëmbeu djalin dhe ia shiti Flamur Dinos, nga Drizi i Fierit, për 300 mijë lekë. Këto dy emra janë autorët e këtij rrëmbimi. Disa të afërm të Flamurit e kanë mbajtur djalin në shtëpi.

Majlinda kreu dënimin  dhe është liruar nga burgu, tani ajo jeton këtu në Tiranë. Majlinda e ka pranuar para gjyqit se e ka rrëmbyer vogëlushin dhe se ia ka shitur Flamurit.

Në gjykatë thuhet se Flamur Dino ka thënë që donte një djalë të moshës 3-4 vjeçare.

Flamuri u dënua por nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me djaloshin. Në vitin 1997 ka dalë nga burgu dhe jeton jashtë kufirit shqiptar"- u shprehe Hajrie Jonuzi, gjyshja e Jonuzit

Dy personat, pasi e pohuan gjithë skenarin e rrëmbimit dhe të shitjes se fëmijës jashtë Shqipërisë, u dënuan me burg.

Sot, u mësua në emision se Majlinda Demo e ka kryer dënimin dhe jeton në Tiranë, ndërsa shitësi i dytë pasi kreu vetëm 2 vite u arratisë nga burgu në vitin 1997 dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Ndërsa, për 9 vjeçarin nga Elbasani, Artur Carja, i cili u rrëmbye në markatën e vjetër të qytetit u zbulua së një shoqatë e huaj "Fantazmë" mund të ketë gisht në zhdukjen e tij. Një shtetas gjerman ka shkuar në familjen Carja dhe ka kërkuar para në këmbim të djalit.

" Mua me erdhi në shtëpi një shqiptar dhe një gjerman. Të dy ishin pjesë e një shoqate humanitare në Elbasan. Ata më thanë, në te japim djalin në këmbim të diçkaje. Sot kjo shoqatë nuk është më në qyteti tim"- rrëfeu Sofije Carja, nëna e Arturit

Në ditët në vijim " Pa Gjurmë" do të sjelli dëshmi reale për fatin e dy vogëlushëve të zhdukur.