Një angleze, nëna e 4 fëmijëve, Melanie Edwards, akuzon shqiptarin, Fisnik Misini, se i shkatërroi jetën, pasi ajo u arrestua nga policia franceze duke u akuzuar se po kalonte në mënyrë ilegale shqiptarin dhe kushëririn e tij. Ajo tha se shqiptari që njohu në Facebook e përdori për të kaluar ilegalisht në Angli një kushëririn e tij, të cilin e kishin marrë në Francë dhe më pas e braktisi.

“Ai shkatërroi jetën time. Unë nuk jam kriminele. Jam e dobët dhe naive. Ishte shumë e vështirë, shumë e vështirë”- shprehet 40 vjeçarja.

melanie

Edhe pasi e kishin kapur ajo i kish dërguar Fisnikut 500 paund për ta ndihmuar të rikthehej në Britani në mënyrë ilegale vetëm disa javë pasi ishin kapur. Krahas kësaj gjykata e la të lirë duke shërbyer 240 orë punë për komunitetin dhe një vit burg nëse përsërit të njëjtën vepër penale.

"Ai gjithmonë thoshte se më donte, por kur u kapëm dhe ai nuk ishte këtu, ai më dërgoi një mesazh duke më thënë se, “gjithçka mbaroi””, shprehet Edwards.
"Mendova se do më dënonin me burg dhe bëra gati rrobat. I thashë “Lamtumirë” fëmijëve të mi. Ishte ndjenja më e keqe e jetës sime. Kur po qëndroja në bankën e të akuzuarve mendova “kjo nuk mund të ndodhë”. “Është çmenduri. Unë nuk jam kriminele. Jam një nënë. Thjeshtë u lidha me personin e gabuar”, është shprehur ajo.

Melani ishte e martuar me Li, një ndërtues 40 vjeçar kur mori një kërkesë miqësie në Facebook nga Fisniku, në tetor të 2014. Të dy nisën të shkruani njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Fisniku i tha se ishte 30 vjeç dhe këmbënguli që ata të takoheshin personalisht. Të dy lanë një takim në Londër në marsin e kaluar.
E pranova ta takoja në kafe. Ishte vendimi më i keq i jetës sime. Në fillim ishte i këndshëm. Rashë në dashuri me të. Ishte një xhentëlmen i vërtetë. Por pastaj nisi të ndryshojë dhe u bë shumë kontrollues”.

fisnik mesini

Në fillim të lidhjes, Fisniku i tha se ai jetonte me dokumente të rregullta në Angli. Pas disa muajsh i rrëfeu se ishte vetëm 23 vjeç dhe se kishte hyrë në Angli, i fshehur në një kamion. Melania dhe i dashuri i saj i ri takoheshin një herë në javë nëpër hotelet e Londrës ose në shtëpinë e saj, në Southend-on-Sea, Essex. Në qershor u nisën për një udhëtim në Kale, në Francë. Fisnik Misini takoi në një lokal kushëririn e tij.

Ajo e tregoi historinë e saj në sallën e gjyqit në Kanterberi. Aty u kuptua që dy të dashurit ishin ndarë, kur Melani kishte kuptuar se Fisniku e tradhtonte.

Ndërsa eksperti i Emigracionit Dr. Karen Shalev-Greene, në Universitetin e Portsmouth, tha se "njerëzit trafikantë janë të aftë të bëjnë çdo gjë në arritjen e qëllimeve të tyre dhe ata mik ndalen në asgjë”.

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)