Rrëfimi i gruas: Si e plagosi
vjehrra burrin tim me thikë

Rrëfimi i gruas: Si e plagosi<br />vjehrra burrin tim me thikë
TIRANE - “Dëgjova rënkimet e burrit tim dhe zërin e nënës e cila thoshte” çfarë bëra... vrava djalin”. Nis kështu rrëfimi i bashkëshortes së 48-vjeçarit Ramazan Loka, i cili u plagos me thikë në shpatull nga nëna e tij Shefie Loka 77-vjeç. Mimoza Loka, tregon për “Shqiptarja.com” ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në banesën e tyre, në fshatin Domje të Tiranës. “Gjithçka ka nisur në oborrin e shtëpisë kur nëna po lante enët. Në sherr e sipër me burrin tim, i cili i kërkonte të shkonin në një varrim, nëna e ka goditur Ramazanin me thikë në shpatull.

Jam shumë e tronditur, pasi e kam gjetur burrin të mbytur në gjak” tregon bashkëshortja e 48-vjeçarit. Çifti i bashkëshortëve Loka kanë dy djem përkatësisht 11 dhe 14 vjeç. Mimoza thotë se bashkëshorti i saj është i papunë, pasi ka probleme mendore. Por, edhe djali i saj 14-vjeçar është me aftësi të kufizuara mendore, i cili nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë. “Jetë shumë e vështirë, mjerë kujt i bie ky fat” përfundon me lot në sy Mimoza Loka, bashkëshortja e 48-vjeçarit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak në Tiranë.
 
A mund të na tregoni se çfarë ndodhi mëngjesin e së enjtes?
Në mëngjes, burri im dhe nëna e tij u bënë gati sepse do të shkonin të dy në një varrim tek një i afërt i nënës. Por para se të dilnin nga shtëpia nëna shkoi të lante enët jashtë, në oborrin e shtëpisë. Dhe i tha Ramazanit që ta priste sa të mbaronte. Por Ramazani nuk po duronte dot dhe shkonte shpesh te nëna duke e thirrur që të iknin sepse po bëhej vonë.
 
Po ju ku ishit?
Unë isha nga ana tjetër e shtëpisë dhe po vadisja misrin. Me nënën po rrinte djali im 14-vjeçar i cili nuk kupton asgjë sepse është me aftësi të kufizuara mendore.
 
Po më pas çfarë ndodhi?
Më pas unë dëgjova që Ramazani po rënkonte dhe po bërtiste me të madhe. U trondita shumë. Lash punën dhe kur po u afroja tek ata, dëgjova nënën që thoshte “çfarë bëra, vrava djalin tim”.
 
A ka pasur konflikte më parë mes nënës dhe bashkëshortit tuaj?
Jo asnjëherë. Ata kurrë nuk janë zënë. Kjo ishte hera e parë dhe përfundoi në këtë mënyrë
 
Po kur shkuat në vendngjarje çfarë patë?
Kur shkova unë e gjeta burrin të mbytur në gjak dhe nënën që më tha të merrja një peshqir. Jam tmerruar. Kisha dy djemtë aty të cilët panë babain e tyre që kullonte gjak. Menjëherë i thashë djalit që të shkonte te komshiu dhe ta lajmëronte që të sillte makinën dhe ta çonim në spital Ramazanin.
 
Ju shkuat në spital?
Jo. Unë nuk shkova në spital sepse nuk kisha me kë ta leja djalin e madh të cilin e kam sëmurë. Ai nuk mund të rrijë vetëm në shtëpi. Ramazani është dërguar po nga nëna e tij në Spitalin Ushtarak.
 
Kur e mori policia nënën?
Në spital. Sepse siç e thashë nëna shkoi në spital me Ramazanin dhe fqinjin tonë që i shoqëroi me makinë. Pastaj kur erdhi komshiu në shtëpi më tha që nënën e ka marrë policia kur ajo ka qenë në spital.
 
Ju si mund ta konsideroni këtë ngjarje të rëndë?
Unë nuk e kam parë se çfarë ka ndodhur vërtet mes nënës dhe Ramazanit në ato momente. Por, mbrapa dëgjova nënën që tha se nuk donte që ta godiste Ramazanin. Por e ka qëlluar me thikë nga larg për ta përzënë dhe kur ai ka rënë në tokë thika i është ngulur më thellë.
 
A e besoni ju këtë version të nënës?
Unë e besoj. Sepse bashkëshorti im ka probleme mendore. Ai ndonjëherë është shumë i vështirë si njeri. Ramazani është i sëmurë dhe shpesh herë bëhet nevrik. Nuk mendoj që nëna e ka qëlluar me dashje.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!