Fituesit e festivalit Fest 63, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca nga grupi “Shkodra Elektronike” ishin te ftuarit e kryeministrit Rama ne Podcastin ‘Flasim” ku zbuloi se prej shumë kohësh nuk e ndjek Festivalin e RTSH. Kreu i qeverise nuk e zbuloi arsyen e vendimit te tij por tha me bindje se nuk ka për ta bërë ndonjëherë.
"Ende nuk e kam dëgjuar plotësisht këngën dhe prej shumë e shumë kohësh nuk e kam ndjekur Festivalin.
Mos më pyesni pse, qysh, tek sepse është ndoshta bisedë e gjatë. E di që nuk kam dhe nuk pretendoj të kem të drejtë, por ja kështu është nuk e kam ndjekur.
Për hir të vërtetës kur nuk e ndoqa edhe këtë herë, nuk besoj se kam për ta ndjekur ndonjëherë", u shpreh Edi Rama gjatë bisedës me Beatriçe Gjergjin dhe Kolë Lacës.
Më tej Rama theksoi se nuk ka rëndësi mendimi i tij rreth Festivalit, por mendimi dhe eksperienca e fituesve.
"Por kurrë mos thuaj kurrë, por nuk jemi këtu për mua dhe nuk ka pikë rëndësie se çfarë mendoj unë, apo çfarë them unë për Festivalin. Rëndësi ka se çfarë thoni ju për krijimtarinë tuaj dhe këtë eksperiencë sepse jeni fituesit.
Përpara ka pasur raste kur fituesi apo fituesja kanë qenë kontroversë, ose kanë krijuar kundërshti në mjedisin publik, por këtë herë ka një konsenus që fituesit janë fituesit. Kështu që akoma më mirë", shtoi Rama.
'Shkodra Elektronike' u shpallën fitues të edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës me këngën ‘Zjerm'. Ata do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2025, i cili do të mbahet në Bazel të Zvicrës në datat 13-17 maj.
Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora dhe grumbulloi 143 pikë në total. Votës përfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisë dhe 50 % vota e publikut e diasporës.
Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1060
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet anija korvetë italiane që do marrë Flota Detare e Shqipërisë, kryeministri e lajmëroi të shtunën! Pritet këto ditë, do ketë dhe ceremoni
31 Mars, 20:23
-
Ngjela për Report Tv: Berisha punoi edhe për Lindjen e Mesme, do zbulohet! S’vjen dot në pushtet si ‘non grata’, pa ikur ai PD nuk fiton kurrë! Lacivita rrogtar, Rama të sigurt fitoren
31 Mars, 18:53
-
Zgjedhjet/ Elezi: Pas 11 majit këta do bëhen bashkë kundër SPAK, politika komandohet nga Rama dhe Berisha! Hoxha: Partitë e reja të ishin bashkuar, humbën shansin
31 Mars, 18:20
-
VIDEO/‘Paskan dhe një pyetje tjetër këtu, o Rame…!’ Basha s'i 'shqitet' kryeministrit nga Peza: Vijshe nganjëherë këtu përpara, ti e di se ça bëje...!
31 Mars, 17:52
-
Frrok Çupi: Dikush e vodhi, por kush? Gazidede apo Gazibardhi?
31 Mars, 15:19
-
Do shkrijë SPAK me Gjin Gjonin? Berisha: S'mund të vazhdojë kështu, amniston krimet elektorale! Sulmon edhe gjyqtaren Gjoka
31 Mars, 14:03
-
Mërtiri për Report Tv: Berisha është bashkuar me ‘opozitën e kërpëratave’, bëri lista që askush mos t’i kërkojë dorëheqje
31 Mars, 13:27
-
Rama poston videon me bufat, ironizon Berishën: Në rrjedhje të lirë
31 Mars, 12:35
-
Takimi i Ramës në Athinë/ Guri në Report TV: Dera e hapur e BE, falë diasporës shqiptare! Përveç retorikës, Athina zyrtare s'ka ofruar asgjë për Shqipërinë
31 Mars, 12:31
-
FOTOLAJM/ Rama: Vota për mua e PS, për Shqipërinë në 'sofrën' e qytetërimit evropian
31 Mars, 09:07
-
Rama ndan videon nga takimi me emigrantët në Athinë: Emocioni i një të diele kuqezi!
31 Mars, 08:07
-
Ura mbi Bunë merr dritën jeshile, Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë! Një hap larg nga realizimi i projektit strategjik Velipojë-Ulqin
30 Mars, 21:05
Pergjigje diplomatike,por te gjithe e dime arsyen,sepse nuk je i vetmi qe nuk e ndjek.Shpresoj qe me vendosjen 50 % vota e publikut te permiresohen shanset qe te zgjidhet nje kenge qe te na perfaqesoje me denjesisht ne Eurovizion.Sa per nivelin,festivalet e sotme nuk e kane ate te para viteve 2000,kompozimet,lirikat,interpretimi,orkestrimi etj,lene shume per te deshiruar.Nuk gjen dot nje kenge te vetme qe t'a mbash mend me vite,apo te duash t'a kendosh si dikur.
Përgjigju