TIRANE- Mbrëmjen e 4 tetorit, teatri “Hitrio” në qendër të Athinës , ku regjisori me origjinë shqiptare Laert Vasili do të vinte në skenë premierën teatrale “Corpus Chris” ishte si në shtetrrethim. Rreth 30 protestues të “Agimit të Artë” protestonin ndaj regjisorit shqiptar Laert Vasili dhe trupës teatrale duke i kërcënuar deri në vdekje dhe me thirrje “Shqiptarë do tju bëjmë varrin”. Në një bisedë telefonike ekskluzive për TV A1 Report Vasili rrëfeu kërcënimet deri me jetë të protestueve dhe sesi është dashur policia të ndërhyjë për të qetësuar situatën e tensionuar, e cila kishte zgjatur për rreth 14 orë.
VASILI: DONIN TE DIGJNIN TEATRIN E TE ME VRISNIN
“ Për fat kishim ndihmën e policisë ku Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë mund të zbraznin turmën që të mos thyenin portën e hekurt e të futeshin brenda. Mendonin të digjnin teatrin të më vrisnin mua”- tregon Laert Vasili, regjisori me origjinë shqiptare i cili studimet për regjisurë i ka mbaruar në Greqi.
Në bisedën telefonike me gazetarin Edvin Parruca, regjisori Vasili kujton se protestat kanë nisur disa muaj më parë. pikërisht në qershor. “Eshtë bërë një akuzë ndaj meje dhe gjithë grupit teatral ku thuhet se pjesa teatrale fyen besimin e krishterë. Akuzat janë të pabaza. Bëhet nga njerëz që nuk e kanë parë shfaqjen”- thotë Vasili.
Ai kujton se në qershor Këshilli i Lartë i Kishës Ortodokse greke i bëri thirrje grekëve të bojkotojën shfaqjen dhe kërcënuan se të gjithë ata që do të shikonin shfaqjen do hiqeshin nga lista e besimtarëve.
SHTETRRETHIMI PER 14 ORE
Në premierën e dytë të shfaqjes që do jepej të enjten në mbrëmje, (4 tetor) ekstremistë ultra të djathtë rrethuan teatrin.
“Tani e kujtoj duke qeshur por të enjten nga ora 15:00 e deri në 05:00 të mëngjesit nuk kishte mundësi të hynte apo të dilte asnjë njeri. Ishte në shtetrrethim. Për fat kishim ndihmën e policisë ku forcat e ndërhyrjes së shpejtë mund të zbraznin turmën që të mos thyenin portën e hekurt e të futeshin brreda. Mendonin të digjnin teatrin të më vrisnin mua. Ata i referoheshin qëndrimit të botës islamike kur dikush fyen Muhamedi i marrin kokën, dhe ne si të krishterë kush fyen krishtin do i marrim kokën”- kujton Laert Vasili, i cili nënvizon disa herë se “Në shfaqje nuk fyhet as krishti , është një pjesë teatrale”
Ai nuk mban mend të ketë ndodhur ndonjë protestë e tillë, as profesorët e tij grekë, kur ai ishte student nuk i kishin treguar për një protestë të tillë përveç filmit “Tundimi i fundit i krishtit” kur kinematë u detyruan të mos shfaqnin filmin, pasi tubimet ishin të mëdha.
DHUNA SE JAM SHQIPTAR
I pyetur se përse mund të ketë ardhur një protestë e tillë Vasili shpjegon se një problem madhor për grekët, “përveç atij që kanë me veten”, (thotë Vasili) ishte fakti që regjisori ishte shqiptar.
“Nuk ke të drejtë me origjinën tënde shqiptare nuk ke të drejtë të merresh fare as me Krishtin as me perëndinë dhe asgjë tjetër. ...Kritika është në rregull por të dhunohet dhe të kërcënohet me vdekje kjo na kthen në kohë të vjetra kur kisha dogji shkencëtarë si Galileo Galilei, etj ”- thotë Laerti, duke shtuar se me këtë qëndrim po bënin që Greqia të binte në sy të keq në mediat ndërkombëtare sidomos tani që është në krizë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com