Rrëfimi i mjekut për luftën në Gaza: Pritet të përballemi me shumë sfida! Të duket ferri i Dantes si 'një festë çaji'

Rrëfimi i mjekut për luftën në Gaza: Pritet të përballemi me shumë sfida! Të duket ferri i Dantes si 'një festë çaji'

1698220449_lal.jpg

Mads Gilbert, nga Komiteti Norvegjez i Ndihmës, foli për Newshour të BBC-së nga Egjipti, ku ai po pret të hyjë në Gaza. Ai tha se kolegët e tij brenda Gazës i kanë dëshmuar një "skenë të tmerrshme" të situatës që po ndodh atje.

"Imagjinoni një spital me 5000 deri në 15000 refugjatë civilë, të mbipopulluar me pacientë që kanë nevojë për kujdes shëndetësor që herë pas here u fiken dritat. Mendoj se mund ta imagjinoni sa e vështirë është. Ka shumë njerëz të plagosur rëndë si rezultat i bombardimeve izraelite dhe stresi i situatës po i dërgon gratë shtatzëna në lindje të parakohshme", tha Gilbert.

Më shumë sfida janë përpara, shtoi ai, sepse qasja e kufizuar në ujë të pastër dhe ushqim mund të shkaktojë shpërthime të mëdha sëmundjesh. Brenda spitaleve, pajisjet kryesore si ventilatorët, monitorët, pompat e infuzionit dhe inkubatorët ndërpritet nga funksioni për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ai gjithashtu përshkroi shikimin e një videoje që i kishte dërguar një mjek në Gaza, ku tregohet një mjek tjetër i ulur jashtë spitalit, i cili i tronditur mësoi se e gjithë familja e tij ishte vrarë.

Gilbert tha se stafi mjekësor po përpiqet të vazhdojë me ngarkesën e punës ndërsa lufton me frikën dhe pikëllimin për familjet e tyre. Duke cituar veprën e famshme italiane të Dante Aligerit, ai shtoi:

"Kjo e bën Ferrin e Dantes të duket si një festë çaji".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli shtyn pushtimin tokësor të Gazës pas kërkesës së SHBA! Macron: Sulmi do të ishte gabim! Netanyahu: Të gjithë do japim llogari pse dështuam më 7 tetor


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur