Rrëfimi i pianistit Andi Kongo për “Imazhin e Gjon Milit në jazz” (VIDEO)

“Ishte kohë lufte, kohë e çmendur, viti 1943. Jazz-i ishte shpërthim i swing-u të plotë, ndaj çfarë subjekti më të mirë mund të zgjidhja për një ngjarje, se sa mbledhjen e muzikantëve ekstrovertë dhe një turmë fansash. Regjistrimet audio ua dërguam forcave tona përtej oqeanit, si dhe realizuam foto për artikullin e revistës ‘Life’. Çdo artist i shquar në botën e jazz-it që ndodhej në qytet erdhi në studio”. Kështu do t’i përshkruante Gjon Mili orët e  gjata me yjet e muzikës jazz në studion e tij, që ndodhej në një bodrum të New York-ut. Por, lidhja e tij me muzikën jazz edhe dashuria që ai kishte për të, si rrallëherë erdhi si një dëshmi në Teatrin Metropol, kësaj here jo nëpërmjet filmave, që ai ka realizuar në vitet 40-60, si “Jammin the blues”, “Stompin for Mili” edhe “Improvisation”, por në koncertin “Imazhi i Gjon Milit në jazz” nga Black Band.

 “Ishte një ngjarje që duhet përcjell tek publiku shqiptar, sepse Gjon Mili përveçse kontributit që ka dhënë në fotografi, ai ka pasur edhe një dashuri shumë të madhe për jazz-in. Kjo gjë nuk dihej mjaftueshëm, prandaj në mënyrën tonë ne realizuam një koncert ku sollëm pjesë nga filmat që ai ka realizuar, por edhe këngë popullore shqiptare, që kanë ngelur ndër vite në repertor, që njerëzit i këndojnë edhe i kërcejnë edhe sot, si Lule Borë, Tuman kuqe me lule, Dëbora zbardhi malet etj., donim që të realizonim atë që do të donte edhe Gjon Mili nëse do të ishte gjallë”, shprehet kompozitori Gjon Mili.

Qëllimi i këtij koncerti, që ka udhëtuar nga Korça, aty ku edhe Mili ka origjinën, për në Tiranë është që figura e Gjon Milit, të promovohet edhe si pjesë e Trashëgimisë sonë Kulturore nëpërmjet rrymës muzikore Jazz.

“Gjon Mili është e vetmja lidhje që Shqipëria mund të ketë me historinë e muzikës jazz. Ne nuk kemi pas muzikantë jazz-i të famshëm, ndërsa ai dha kontributin e tij, gjatë kohës që ushtronte profesionin si fotograf, në mënyrë indirekte, aq sa edhe sot njihet nga studiuesit e muzikës jazz, nga filmi “Jammin the blues”.  Edhe tek unë Gjon Mili ka ndihmuar në mënyrën indirekte, sepse muzikantët, me të cilët ai ka bashkëpunuar kanë qenë emrat më të mëdhenj të muzikës jazz, si Charlie Parker etj. Mënyra se si ata kanë punuar do të mbetet frymëzim për mua për tërë jetën”, thotë Kongo.

Artisti Gjon Mili, i cili cilësohet në botë si mjeshtër dhe inovator i fotografisë e konsideronte muzikën jazz, një lloj pagëzimi për vetveten, një lloj shpërthimi që ndërtonte një spektakël të pashoq nga eksperienca fizike, që impononte pjesëmarrjen e të gjithëve, edhe kompozitori Andi Kongo e përshkruan kështu:  

“Jazzi është një lëvizje, një ndërthurje ndjesish edhe eksperiencash midis muzikantëve”.

Artistët e formacionit muzikor “Blackie band”, në piano Andi Kongo, në saksofon Ermal Rodi, bateri Emiljano Dhima,bas Arbin Alimeri, kitarë  Kejdi Barbullushi dhe vokal Elona Islamaj.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen