Rrëfimi i publicistit nga Vlora: COVID-19 beteja më e vështirë! Kam parë filmin 'Skënderbeu', i jepja forcë vetes

VLORË- Shkrimtari dhe gazetari nga Vlora, Çlirim Hoxha e ka kaluar COVID-19 gjatë muajit tetor. Tashmë e gjejmë shëtitje buzë detit, pasi thotë se vitamina D është mjaft e domosdoshme.  

Për herë të parë Hoxha rrëfen përditshmërinë e tij ndërsa në memorie ka ditarin e ditëve te infektimit nga sëmundja e shekullit. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv,Çlirim Hoxha e quan tetorin muajin më të vështirë të jetës. "Mendoj se jam infektuar nga bashkëshortja", shprehet ai, teksa përshkruan me detaje 14 ditët me temperatura dhe 20 ditë në total në izolim. 

Ai tha se ka marrë këshilla online nga profesor Tritan Kalo, por ka pasur edhe përkushtim nga mjekja e familjes. Hoxha shprehet se ka marrë disa ditë antibiotik, medikamente për kollën, stomakun, vitamina etj. Sa për koston, nuk ankohet, por vetëm për vështirësitë që sjell kjo sëmundje për organizmin. Ai u drejton një apel të gjithëve të qëndrojnë në izolim dhe të mos dalin kur kanë shenja të COVID-19 pasi kjo do të çojë në infektimin pa kontroll të popullatës.

“Jam çuditur edhe vetë, pasi unë e mbaja veten për një njeri të rregullt dhe nuk e hiqja kurrë maskën. Edhe kur ecja bregut detit e mbaja maskën. Edhe shishen e alkoolit e mbaja me vete gjithmonë. Jam çuditur si e mora, ku e mora. Në datën 5 tetor gruaja ime pati disa shenja dhe pati një temperaturë të lehtë. Të nesërmen ato shenja mu shfaqën dhe mua. Shenja e parë dhe më kryesorja ishte temperatura. Kapërceu nga 37 në 37 e gjysmë  pastaj 38 e gjysmë. Atë natë kam pasur dhimbje koke. “Mu ç balli në dysh nga dhimbjet”. Dyshoja mos isha ftohur gjëkundi. Fillova të përdorja paracetamol që ditën e parë. Për të mbajtur temperaturën në kontroll. Kalova 2-3 ditët e para me temperaturë, pastaj filloi kolla. Është një kollë që të shpartallon. Nuk është kollë e zakonshme. Vazhdova disa ditë me paracetamol. Këto shenja që kisha unë nuk ishin të gripit ët zakonshëm. Nuk bëra tampon, nuk u konsultova me asnjë mjek, e lija veten ën mëshirë të fatit si i thonë. Në ditën e 6 i shkruajta në facebook doktorit Tritan Kalos. Pasi i tregova shenjat, doktori më sugjeroi një mjekim që konsistonte në antibiotik. Një antibiotik, një vidaminë C dhe një aspirinë, plus shurup për kollën. Bëra tamponin. Temperatura nuk shkëputet. Ka këto karakteristika. Fillon pas orës 2 pasdite, gjatë natës dhe shkëputet në mëngjes. Binte në mëngjes, por fillonte përsëri. U lidha edhe me mjeken e familjes e cila më sugjeroi që të pija njëherë në 4 orë paracetamol. Pas 2 ditësh mora përgjigjen e tamponit. Dola pozitiv. Ju thash që jam lidhur me Tritan Kalon. Kalo më jepte kurajo. Në këto situata duhet të mbash qetësinë se pot ë kapi paniku fillon dhe vështirësohet frymëmarrja. Në ditën e 9-të vazhdoja mjekimin. I shkruaja doktorit dhe ai më pyeste. Pija çajra me limon, gjethe dafine. Bëja avull me gjethet e dafinës sepse është për të ruajtur mushkritë. Përdorja supëra me mish pule. Haja vitamina. Në ditën e 14 mu ndërpre temperature menjëherë. I shkruajta doktorit se mu ndërpre temperature. Nuk janë shenjat si tek një njeri tek një tjetër. Këtë duhet të kenë parasysh.  Do patur kujdes. Nuk duhet alarmuar. Për mua të gjithë duhet ta kalojnë në shtëpi përveç atyre që kanë sëmundje shoqëruese. Më vajti kosto gjithsej 120 mijë lekë. Me shpenzimet në shtëpi. Përveç mjekimeve duhen edhe ushqimet specifike.  Unë sot që e kalova ndihem deputet me imunitet (qesh). Duhet patur kujdes se është i rrezikshëm. Nuk dihet se si të merr. Kjo botë është e mbushur me njerëz të zgjuar dhe injorant. Do ketë delirant, me njerëz që ja fusin kot se nuk e kanë provuar në kurrizin e tyre. Unë që e provova në kurrizin tim e pash se sa i rrezikshëm ishte. Deri kur bëra tamponin nuk e dija se ku do të shkonte. Ky  COVID zbulon defektet që mund të kesh në organizëm. Prandaj nuk duhet marrë me lehtësi. Më vështirë ka qenë në ditën e 7, 8 dhe 9. Nuk dija kur do të vente. Kaloja ditët duke parë filmat me humor të Çarli Çarplinit. Por gjithmonë i thoja vetes unë do ta mbys, do ta kaloj. Është shumë i rëndësishëm besimi në vete. Është kriminale, sepse duke ditur që virusi po përhapet me shpejtësi, sa do mas atë merren njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm. Të ruajnë distancën, të mos hynë pa maskë ku ka grumbullime. Të ruajnë veten dhe të tjerët. Jemi popull i vogël, nuk jemi popull i madh. Nëse vazhdon kështu shuhet popullsia. Pastaj do vijnë nga Afrika dhe Azia për të kompensuar mungesën e popullatës në Shqipëri dhe kjo është e dhimbshme”, tha shkrimtari  Çlirim Hoxha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!