Rrëfimi i rrallë i Papa Franceskut: Pëlqej muzikën klasike, kam kërcyer edhe tango! Kur isha i vogël doja të bëhesha kasap

Rrëfimi i rrallë i Papa Franceskut: Pëlqej muzikën klasike, kam kërcyer edhe tango! Kur isha i vogël doja të bëhesha kasap

Papa Françesku, si rrallëherë ka rrëfyer se i përlqen muzika klasi dhe tango. Papa vizitoi një dyqan disqesh muajin e kaluar, por siç rrëfeu jo për të bërë blerje, por për t’i dhënë bekimin sipërmarrjes së miqve të tij. Megjithatë ai tha se e donte muzikën.

“Pikë së pari nuk shkova për të bërë blerje. Ata njerëz janë miqtë e mi prej vitesh dhe riorganizuan dyqanin. Shkova për t’i dhënë bekimin. Ishte natë, por një gazetar gjendej aty dhe prandaj lajmi u bë publik. Por është e vërtetë që unë dëgjoj muzikë. Më pëlqen muzika klasike, por edhe tango”, u shpreh Papa.

85-vjecari, i cili pëlqen tangon, tregoi se “kush nuk kërcën tangon nuk është një porteno”, termi që i referohet banorëve te Buenos Airesit në spanjisht.

Në intervistën prej një ore për kanalin 3 të RAI, Francesku përmendi gjithashtu disa prej çështjeve kyçe të Papatit të tij, duke dënuar shpenzimet e tepruara për armatime, ngurtësinë ideologjike të konservatorëve në Kishë dhe duke mbrojtur të drejtat e emigrantëve.

Intervista u zhvillua me lidhje satelitore nga studio e RAI në Milano me rezidencën modeste të Santa Marias ku jeton Papa në Vatikan.  85-vjecari ka refuzuar të qëndrojë në apartamentet e izoluara, por me shumë hapësirë në pallatin apostolik të Vatikanit, si paraardhësit e tij. Kjo, pasi siç thotë, nuk është shenjtor.

“Një prej arsyeve përse nuk shkova të jetoj në apartamentin papnor, ishte pasi nuk jam shenjtor, si ata që kanë qenë atje përpara meje. Unë dua të kem marrëdhënie njerëzore e prandaj jetoj në këtë hotel në Santa Maria, ku mund të takoj e të flas çdo ditë me njerëz apo miq. Kjo është një jetë më e lehtë për mua. Kam nevojë për miq, ata janë të paktë, por të vërtetë”, përfundoi Ati i Shenjtë.

Intervistën e tij, ai e përfundon me një kujtim nga fëmijëria.

“Kur isha fëmijë doja të bëhesha kasap, pasi kur dilja në pazar me nënën dhe gjyshen, shihja që të gjithë paguanin kasapin. Dhe kur më pyesnin se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, unë përgjigjesha, ‘Kasap, sepse ka shumë para,” - rrëfeu Papa.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv