Jakup Keraj, piktori i shquar i traditës! Rrëfimi i studiueses së artit Suzana Kuka për jetën dhe veprën

Jakup Keraj, piktor i shquar, mjeshtër i trajtimit të figurave dhe portretit prej vitesh ka mbetur jashtë vëmendjes.

Skulptorja dhe studiuesja e artit Suzana Varvarica Kuka, ashtu siç ka vepruar përgjatë viteve me përgatitjen dhe botimin e monografive të plejadës së ndritur të artit shqiptar, nuk mund të linte jashtë panteonit Jakup Keraj.

Veprat monografike që ajo ka botuar për artin pamor, vijnë falë sakrificave vetjake me synimin e qartë që çdo gurë themeli të zërë vendin e vet. Artistja dhe studiuesja e njohur e artit synon t’ia mbërrijë me punën e saj që të mos mbeten në harresë mjeshtrit e pikturës e skulpturës.

Për Suzana Varvarica Kukën, koha nuk pret derisa institucionet e kulturës të arrijnë të shkunden nga ngjathtësia dhe neglizhenca burokratike, duke lënë jashtë vëmendjes piktorët dhe artistët më të shquar të traditës.

Botimi i monografisë së saj mbi Jakup Kerajn, mbush boshllëkun që la pas ikja e tij në gati katër dekada dhe i jep jehonë një arti të lënë në harresë. Suzana Varvarica Kuka thotë ndër të tjera se piktori shkodran ishte një nga artistët e rëndësishëm shqiptar të portretit në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ai arriti të shquhet si një individualitet, që pati ndikim në pikturën realiste shqiptare.

 Artististi Jakup Keraj lindi më 15 shtator 1933 në Shkodër dhe ishte student i grupit të parë të artistëve që studiuan në Institutin e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës në Shën Petërburg, ish Bashkimi Sovjetik.

Studimi i Varvaricës paraqet të plotë portretin e artistit që u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare në vitin 1987.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim