Rrëfimi i turistes italiane: Ja fytyra 
 e Shqipërisë që ne nuk e njohim

Rrëfimi i turistes italiane: Ja fytyra <br /> e Shqipërisë që ne nuk e njohim
Në një blog udhëtimesh për familjarë përshkruhet udhëtimi i rradhës së një çifti italian në Shqipëri, në ‘vendin e shqiponjave’ siç i referohen fqinjët matanë detit Adriatik.
Është pikërisht një nënë italiane, Françeska që përshkruan sesi është në të vërtetë Shqipëria dhe sa të padrejta janë paragjykimet e steriotipet e krijuara ndaj shqiptarëve.

Ndonëse miqtë e saj Italianë e konsiderojnë si një njeri ‘optimist që shikon çdo gjë me sy të bukur’ kur ajo u përgjigjet pyetje kurioze të tyre, sërisht Franceska i mbetet qëndrimit se në të vërtetë Shqipëria është shumë e bukur dhe se i ka rrëmbyer zemrën në një formë shumë të veçantë.

Françeska e konsideron veten si një person entuziast udhëtimesh, ndonëse për të dhe udhëtimi i saj në Shqipëri, ka ‘drita dhe hije’ ashtu si çdo udhëtim në secilin vend që ka vizituar, por duke shtuar se tashmë Shqipëria ka një vend në zemrën e saj.

“Bashkëshortit tim i mjaftuan vetëm dy udhëtime pune për të vendosur se duhej të ktheheshim patjetër të gjithë sëbashku për të kaluar plot 26 ditë në Shqipëri, në një udhëtim turistik që na pushtoi të gjithëve. Shqipëria fitoi zemrën time në kaq pak kohë duke zënë një vend special, pasi vetëm kur e vizitova njoha majft anë të ndryshme të saj, që nuk i njihja më parë”.

Ndonëse asnjë vend nuk është perfekt sipas blogeres Franceska, ashtu siç nuk është asnjë udhëtim tek e fundit, sërisht është e pamundur të gjesh një shtet ku gjithçka është perfekte. Megjithatë çdo udhëtim ka një bilanc e për të udhëtimi në Shqipëri, padyshim që është më tepër se pozitiv.

“Fillimisht nga Shqipëria më fituan zemrën njerëzit. Në italianët mendoj se kemi krijuar një clichè  të shqiptarëve tipikë dhe padyshim që gabohemi.. Në Shqipëri kuptova, sërish, se steriotipet janë gjëja më e keqe me të cilën përballen udhëtarët (e jo vetëm), pasi ashtu siç italianët nuk janë të gjithë ‘pica dhe mandolinë’ ashtu dhe shqiptarët janë krejt të ndryshëm nga ç’përshkruheshin në lajmet e Stricia la Notizia në vitet ’90. Shqiptarët që njoha unë janë persona të vendosur e të pasionuar, me dëshirën për të ecur përpara por pa harruar vëshirësitë e të kaluarës së tyre. Janë të respektueshëm dhe të sjellshëm, të aftë ‘për t’u ndarë në katërsh’ nëse ti turisti i papërvojë, vendosesh në vendin e tyre dhe ke nevojë për ndihmë”.

Ajo çfarë i bën mjaft përshtypje turistes italiane është fakti se shqiptarët dinë shumica italisht dhe kjo e ka ndihmuar në shumë momente të jetës së përditshme. Historitë e mjaft prej tyre, një pjesë ish emigrantë të Italisë, e bëjnë atë të ndihet gjithnjë e më pranë shqiptarëve pasi thotë se sheh tek ta ‘një fytyrë të Shqipërisë që nuk e njihte, ose më mirë, nuk kishte dashur kurrë ta shihte’.

Më tej vazhdon: “Pjesa tjetër është natyra që të mahnit dhe historia e saj antike, e ndërtuar me luftëtarë që kanë ndërtuar kështjella për të mbajtur larg armiqtë e kështu kanë ndërtuar qytete të mrekullueshme. Shqipëria ka një det si nëpër kartolina dhe pyje që duket të bërë me qëllimin e vetëm për të mirëpritur legjenda – me rrugë që qëndrojnë mbi horizontin e detit, me male të larta e të gjelbërta e me një tokë të kuqe si gjaku. Ka një kuzhinë tipike origjinale dhe fruta të shijshme, me lokale elegante ku mund të pihet një kafe si në shtëpi e restorante ku mund të hahen specialitete italiane të gatuara në mënyrë perfekte”.

“Të gjitha këto më bënë të bija në dashuri me Shqipërinë, e më bëri të dëshiroja t’a eksploroja akoma më mirë”.
“Natyrisht ka dhe pjesën tjetër”, vazhdon ajo, “ku përveç vështirësive dhe lodhjes së rrugës të bëjnë përshtypje dhe shtëpitë e papërfunduara që s’dihet nëse do përfundohen ndonjëherë. Plehrat, qentë e rrugës me fytyrë të trishtuar, njerëzit e pastrehë, mbeturinat jo të ndara për t’u ricikluar”, janë një pjesë tjetër e ‘hijeve’ që ajo sheh në vendin tonë, bashkë me “ndërtimet  pa leje që shtrihen kudo edhe në vende që duhet të ishin të mbrojtura e të shenjtëruara, aq e madhe është bukuria e tyre”, shkruan turistja italiane në blogun e saj të udhëtimeve nëpër botë.

Por këto sipas saj, janë vetëm pjesëza të harruara gjatë rritjes e ndërtimit të shpejtë të vendit.
Jo gjithçka është e bukur kur tregojmë eksperiencat tona, por unë ju rekomandoj të shkoni në Shqipëri. Por kur nisesh për diku duhet të lësh në shtëpi paragjykimet e thjesht të hapësh zemrën për vendin ku shkon, ku për pak kohë, do të jesh i ftuar. Vetëm kështu mund t’i japësh vetes mundësinë për të të fituar zemrën. Unë provova t’a bëja, mes dritave dhe hijeve të mia, Shqipëria arriti të fitonte një vend në zemrën time. Provojeni dhe ju dhe na rrëfeni eksperiencën tuaj”.

Shkrimi origjinal: http://www.patatofriendly.com/il-nostro-viaggio-in-albania-luci-e-ombre/


Marrë nga ATSH
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike