‘Ylli’ i ekipit të Liverpool, Virgil Van Diijk, e ka cilësuar brazilian Firminho si futbollistin më të mirë me të cilin ka luajtur, duke sfumuar kështu Mohamed Salah dhe Sedio Mane. 28-vjeçari i blerë në 2018 për 75 mln paund, i pyetur nga ‘talkSPORT’ se kush është futbollisti më i mirë më të cilin ka luajtur shprehet:
“Unë do të bëhem pak i njëanshëm dhe do të them një nga shokët e mi të skuadrës. Zgjedh Roberto Firminho-n.”
Roberto Firminho nuk është një nga ata lojtarët që bie shumë në sy, por Van Dijk e vlerëson brazilian për 49 golat që ka shënuar në 139 ndeshje me Liverpool-in, që prej kohës kur iu bashkua ‘the reds’ pas transferimit nga Hoffenhaim.
Më tej Van Diijk e ka cilësuar sulmuesin e Manchester City-t, Sergio Aguerro-n, si kundërshtarin më të vështirë për t’u markuar. Qendërmbrojtësi më tej ka zgjedhur Marco van Basten si futbollistin më të mirë holandez, ndërsa brazilianin Ronaldinho si lojtarin më të mirë që ka parë bota e futbollit.
Sa i përket ndeshjes më të mirë që ekipi i tij ka zhvilluar Van Dijk padyshim që zgjodhi fitoren 4-0 kundër Barcelonës sezonin e shkuar në ‘Champions League’.