Rrëfimi Petrit Çekut, si kitarist në skenat ndërkombëtare (VIDEO)

Për të kitara është një lodër, një mënyrë për t’u shprehur, është një instrument, të cilin Petrit Çeku e bën të këndojë. Prej 24 vitesh ai nuk është ndarë asnjëherë prej kitarës, ndërsa udhëtimi tij në skenën ndërkombëtare si kitarist nisi vetëm para 12 vitesh, kur u vlerësua me çmimin “Pittaluga” në skenën e Alessandria të Italisë. Për kamerën e “Report TV” na rrëfen se ndihet shumë i lumtur, që për herë të dytë, pas koncertit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, luan në Tiranë, tek Amfiteatri i Liqenit

“Ndihem shumë i gëzuar që kthehem në Tiranë, sidomos në kontekstin kitaristik “Albania Guitar Festival”, një festival që glorifikon kitarën si instrument, ndërsa unë mund të jap kontributin tim, si kitarist. Në koncert, datë 8 qershor, ora 20.00 do të luaj pjesë nga Joseph Haydin, Luka Sorkocevic, Franz Schubert, Agustin Barrios dhe Astor Piazolla”, shprehet kitaristi Petrit Çeku.

Asgjë nuk është rastësore për zgjedhjen që ka bërë, si kitarist, sepse  është rritur mes dy kitaristëve amatorë, babait edhe xhaxhait të tij.  “Të dy janë amatorë, por shumë të talentuar edhe të mirë. Kjo krijon informacion të pandryshueshme në vetëdijen e një fëmije të vogël, unë kam mësuar shumë prej tyre, babait edhe xhaxhait. Madje, kitarën e parë ma ka blerë xhaxhai”, thotë ai.

Petrit Çeku ka bashkëpunuar edhe me violonçelistin e njohur Hauser para 20 mijë vetash, për të cilin shprehet se:“Houser është mbi të gjitha një çelist me një ndjeshmëri jashtëzakonisht të lartë, mbase publiku im mund të jetë 300-500 njerëz, kam bërë edhe koncerte para 20 mijë vetash, kjo është diçka sencasionale. Ai paraqitet çdo mbrëmje para 20 mijë vetash, sepse ai e paraqet muzikën klasike pa e bastarduar”.  

Prej 15 vitesh jeton në Kroaci, turet koncertore për të s’kanë të ndalur në të gjithë botën.

“12 vitet e fundit, që kam karrierën ndërkombëtare ka nisur një garë tjetër, sepse është e vështirë që të ngjitesh ngjitesh njëherë në skenë, por është edhe më e vështirë që ta bësh sërish këtë. Vetëkritika duhet që të jetë shumë e madhe, sepse askush nuk vjen që të thotë, se sa duhet që të punosh. Kjo vetëkritikë është një proces i vështirë, por kjo e bën edhe punën time gjysmë spiritualë, psikologjikisht e vështirë, por në mënyrë të shëndetshme, sepse nuk vjen nga jashtë”, thotë kitaristi.

Ndërsa, koncertet që e kthejnë në Prishtinë edhe Tiranë, mbeten më të veçantët për të

"Është shumë e vështirë, sepse duke u paraqitur aq shumë krijohet edhe një lloj si inflacioni i ndjenjave, unë veçoj koncertet në vendlindje, por edhe në Shqipëri, sepse ka një ndjenjë shumë të madhe emocionale për mua. Edhe vendi tjetër për mua është vendi ku unë jetoj për më shumë se 15 vjet. Këto janë koncertet që i veçoj”, thotë ndër të tjera Çeku.

Petrit Çeku ka interpretuar në koncerte solistike në mbarë botën dhe është vlerësuar me 9 çmime të parat në garat për kitarën klasike. Ndërsa, udhëtimet e tij pas Tiranës do të vazhdojnë në Kosovë, Sofje, e më pas në Amerikë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen