Rrëfimi rrëqethës i avokatit që u prek nga COVID-i: Të ka shpirtin në dorë, i lutesh për pak frymë, por nuk të jep! Nuk ngopeshe duke u kollitur (VIDEO)

TIRANË- Një rrëfim si askush tjetër, që të rrëqeth mishin kur e dëgjon, ishte ai i avokatit Idajet Beqiri për betejën e tij me COVID-in. Një armik i pabesë, e quan ai, që të ka shpirtin në dorë e që i lutesh për pak frymë, por që frymë nuk të jep. Lufta me këtë virus për avokatin nuk ka qenë aspak e lehtë, por që në fund, ai sërish triumfoi. E gjitha nisi me një neglizhencë të simptomave, por që më pas e kuptoi se ishte infektuar me COVID.

"Jam në këmbë, këtë ndjesi e kam pasur vazhdimisht e kam konsideruar me të vërtetë, si një luftë të çuditshme, e përjetova vetë që me të vërtetë jemi në luftë, armik më të pabesë më shkatërrimtar, që ta merr shpirtin ta ka në dorë, dhe ti i lutesh për pak frymë dhe ai nuk të jep. Ne jemi të ekspozuar si popull, dhe ne jemi pak neglizhencë. Mendova se ishte një ftohje e thjeshtë nga kondicioneri i makinës, por kur filluan djersët, dhe pastaj filloi frymëmarrja të ndalje, filloi një kollë, po ishte helmuese, nuk ngopeshe dot që të kolleshe, ishe në dorë të hasnim, nuk e dije ku e hidhje këmbët, dhimbjet ishin të tmerrshme, luteshe, aman vetëm pak oksigjen që të marr pak frymë, këto ishin shenjat e para që ishin të tmerrshme. Je në situatë vdekje, kur u dorëzova në dorë të mjekëve", tha Beqiri.  Ai është i bindur se virusin e ka marrë në një sallë gjyqi, edhe pse është treguar shumë i kujdesshëm në respektimin e masave.

"Që kur doli në mars izolimi i parë, nuk e kam hequr maskën dhe kam ruajtur distancën, por ne jemi të ekspozuar, psh duke shkuar në të shkojmë në burgje, sallat e gjyqit që janë të vogla, në një sallë të vogël ne kemi qenë 34 avokatë dhe mbi 50 të pandehur. Në sallën e gjyqit jam e bindur se e kam marrë", tha Beqiri.

Një mesazh shumë i fortë ka për të rinjtë, që e neglizhojnë virusin për shkak e ndjejnë veten më superior ndaj tij. Megjithatë, avokati thekson se COVID-i nuk pyet. Në mes të vështirësive që ka hasur, të cilt thotë se do ia tregojë varrit, forcën e ka gjetur te mesazhet e shumta që ka marrë, edhe pse nuk ka pasur forcë për t'i kthyer.

"Një njeri që s'ka lënë mal pa shëtitur, nuk pi alkool, e duhan dhe jam i fortë fizikisht, por ajo nuk pyeste për fizikun tënd. Ishte një pabesi e jashtëzakonshme që të mbyste.  Një kujdesie e madhe e familjes, të gjitha mesazhet të jepnin forcë, edhe pse kisha kiha forcë për t'ia kthyer. Duket sikur një errësirë dhe ti po ikje në një dynja tjetër, nuk kishe më asgjë në dorë tij", shtoi Beqiri.

Në fun, një apel për të gjithë.

"Iu bëj apel të gjithëve, sidomos të rinjve, merreni seriozisht se është i pabesë. Iu merr jetën dhe bëni kujdes duke i respektuar normat dhe rregullat që na thotë mjekësia, maska mbron nuk vret, distancimi, do kemi kohë që të pimë një kafe në restorante, mos qasni ato që duan të bëjnë politikë me COVID-in, se janë armiq të popullit, të njerëzve të vet", përfundoi Beqiri.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 19/10/2020 14:03

    Avokat te shkuara dhe dalsh shendoshe! Por kam merak per nje gje mbasi te sherohesh. Mos na bej politike per procesin e IzetHaxhise neper portale e e studjot e shpifura te mediave tv se je AVOKAT dhe jo PARTIAK I KLANSEKTIT PS,PD,LSI.

    Përgjigju
  • peoples: 19/10/2020 13:29

    Shiko mire avokat se mos ta ka bere Saliu kete te mire si trebickes ,Belegur remzi hoxhes etj etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë