Rrëfimi: Si na shpëtoi Hysni Kapo, mua dhe mamanë nga ekzekutimi

Rrëfimi: Si na shpëtoi Hysni Kapo, mua dhe mamanë nga ekzekutimi

Shkëlqim Çeloaliaj

Shkëlqim Çeloaliaj rrëfehu së fundmi, kalvarin e vuajtjeve të familjes së tij, si ia pushkatuan babanë në 1967-ën, kur ai ishte 9 muajsh, dhe si e gjeti trupin e tij pas rrëzimit të regjimit, në Morgun e Tiranës. Ai tregon se do të pushkatohej edhe ai me të ëmën, por u shpëtuan nga Hysni Kapo.

“Babai im në 1964-ën, merrej me sipërmarrje. Punonte me njerëzit e tij më të afërt. Babai im u dënua si grup i sabotatorëve në 1967-ën. Ata kanë ndërtuar fabrika, furra buke. Të gjitha janë sot në këmbë. Sabotimi sipas atyre qe i bene gjyqin ishte se mungonin babait 160 mijë lekë të vjetër. Ata i thoshin që babai im kishte bërë një dëm 160 mijë lekë dhe për këtë do pushkatohej.

Babai im dhe daja u arrestuan 1966-ën dhe u pushkatuan në 1967-ën. U pushkatua babai im, daja, kunati dhe vëllai i tij bëri 15 vjet burg edhe e internuan. Gjyqi ndaj tyre u bë aty ku te shtëpia e beut. Pas pushkatimit të babait, nëna ime mbeti 23 vjeçe me mua 9 muajsh. Janë pushkatuar rreth 9 familjarë të mi, si nga nëna e si nga babai, që nga 1945-a në 1990-ën.

Pas vrasjes së babait jeta jonë vazhdoi mes vështirësish, vetëm ne të dy. Mua më rriti gjyshi. Gjyshi nuk foli kurrë për vrasjen e babait. Nuk e gjeti kurrë varrin e babait sepse nuk ia tregonin. Kur erdhi demokracia i thosha mamasë gjithmonë; Po ku është babai? Ku e ka varrin?” Babanë tim e kam gjetur në Morgun e Tiranës në 1993-shin.

Kjo ishte vdekja e dytë e babait tim dhe takimi im i pare me te. Zonja që drejtonte Morgun e Tiranës kishte ruajtur trupin e babait tim dhe të një vlonjati tjetër, ndërsa dajën nuk e gjeta. Ajo e ruajti babanë për 27 vjet në morg. Kishte shumë trupa në morg. Ata që vriteshin përdoreshin për eksperimente në Universitetin e Mjekësisë dhe i mbanin në vaska uji shumë të mëdha. Kjo zonja nuk firmoste që trupi i babait të përdorej për eksperiment, sepse po të vendosej në tavolinë prishej trupi edhe e varrosnin.

Ajo është një heroinë për mua. Unë shkova në 1993-shin, u futa në morg. Aty e takova babanë për herë të parë, të vdekur. Babai im ishte me dy plumba në ballë, me nofull të thyer. E tërhoqa nga morgu edhe e varrosa në Dukat. Pasi varrosa babanë nisa të hetoja se përse i ndodhi kjo gjë. Kështu u punësova si oficer i ndihmës së shpejtë në Vlorë, e pastaj në SHIK. Në dokumentet e SHIK-ut pashë që pas vrasjes së babait tim, do ishim ekzekutuar unë dhe nëna ime. Ishte në vendim.

Mua dhe nënën na ka shpëtuar Hysni Kapua. Nuk e kam treguar kurrë këtë histori. Po e tregoj për herë të parë në DritareTV. Unë nuk dua të vuajnë të tjerë shqiptarë si unë. Por dua që Shqipëria të ecë përpara dhe mos bëhet një luftë tjetër", tregoi zoti Çeloaliaj./ Dritare

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Griezmann gabon penallti në limite, Atl. Madrid humbet në derbi dhe i jep 'asist' Barçës e Realit

VIDEO/ Griezmann gabon penallti në limite, Atl. Madrid humbet në derbi dhe i jep 'asist' Barçës e Realit