Rrëfimi te Bunk'Art 2, Lleshi:
Si i vranë 4 vëllezërit Nikolla 

Rrëfimi te Bunk'Art 2, Lleshi:<br />Si i vranë 4 vëllezërit Nikolla 
Mes vizitorëve të shumtë që vizitojnë BunkaArt 2 vijnë edhe të afërmit e të pushkatarëve nga diktatura.

Ata tregojnë vuajtjet dhe dhimbjet e përjetuara pas tragjedive familjare. Lekë Lleshi, i afërmi i Preng Nikollës dhe 3 vëllezërve të tij Pjetër Nikolla, Tom Nikolla, Dedë Nikolla të ekzekutuar nga diktatura shprehet me lot në sy për Report TV se ka ardhur të vizitojë këtë muze i shtyrë nga dhimbja që ka për ekzekutimin e tmerrshëm që iu bë katër vëllezërve Nikolla në derën e shtëpisë në sy të grave dhe fëmijëve.

Ndërsa kujton tragjedinë e vrasjes së vëllezërve Nikolla dhe të familjes, Leka tregon çastin e ekzekutimit barbar të katër vëllezërve nga Sigurimi i Shtetit në një ditë me katër burra të tjerë Pal Mëhillin, Preng Ndue Gjokën, Lazër Gjokën, Gjon Lazrin.

‘’Preng, Pjetër, Tom, Dedë Nikolla kanë qënë vëllëzër të fisit tim që janë pushkatuar në derë të kullës. Është një plagë e asaj shtëpie. Një nuse e asaj shtëpie na tregoi kur ne u rritëm se kishte qenë shtatzënë dhe të nesërmesn kishte dështuar fëmijën nga kjo rrënqethje që kishte pësuar kur kishte parë ngjarjen. 8 prej emrave të pushkatuar ne nuk i dimë as eshtrat dhe nuk dimë as ku t’i ndezim një qiri’’, u shpreh Lleshi. 

Lekë Leshi i afërmi i të pushkatarëve nga diktatura shprehet se nuk eshte e lehtë të harrosh urrejtjen, por shikimi i këtij muzeu i shërben paqtimit të shpirtrave.

‘’Unë kam shumë të pushkatuar dhe të dënuar në familjen time. Kam 12 burra të pushkatuar dhe të dënuar me 142 vite burg politik. Unë e shoh këtë vend më një nostalgji. Kur i pashë emrat, mu duk sikur po i shikoj me sy. Kur pashë ata burra që i kanë pushkatuar mu duk sikur hipnin mby kurrizin tim. Me thënë të drejtën e shoh më një rrënqethje hakmarrëse. Brezi i ri unë kam mendim që duhet të harrohen edhe të ecin përpara’’ u shpreh me lot në sy Lleshi. 

 Ndërkohë në Bunk'Art 2 të shumtë janë vizitorët që nuk kanë pasur të persekutuar. E pyesim këtë zotëri që sheh listën e emrave të të vrarëve nga diktatura, nëse ka qenë i persekutuar. Përkundrazi thotë ai dhe ndërkohë që merr shënime refuzon të flas me tepër.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali