Zyrtarët amerikanë përgjysmuan kohën që personat e infektuar me Covid, por pa simptoma, duhet të izolohen, nga 10 në 5 ditë. Sipas Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) ndryshimi përputhet me të dhënat e reja se personat me Covid e transmetojnë më së shumti virusin dy ditë para shfaqjes së simptomave, dhe tre ditë pas tyre. Udhëzimet e reja dalin në një kohë që janë shtuar së tepërmi rastet me Covid si rezultat i variantit të ri Omicron.
Studimet e para tregojnë se Omicron shkakton sëmundje më të lehtë se variantet e mëparshme, por numri i madh i të infektuarve të rinj, që duhet të vetë-izolohen, rrezikon të mbyllë spitalet, linjat ajrore, ose bizneset e tjera.
Sipas CDC-së, Shtetet e Bashkuara pritet të kenë një numër të lartë rastesh me Omicron. Por “rastet nuk pritet të jenë të rënda dhe shumë prej të infektuarve mund të mos kenë fare simptoma”, thotë drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky.
Ndryshimi i udhëzimeve është për personat pa simptoma. Ata që kanë simptoma gjatë vetë-izolimit, duhet të vazhdojnë të qendrojnë në shtëpi.
Sipas udhëzimeve, pas izolimit 5 ditor, nëse simptomat janë zhdukur, personi i infektuar mund të rikthehet në aktivitetet normale, por duhet të mbajë maskë edhe për 5 ditë të tjera. Nëse pas 5 ditësh izolimi, simptomat vazhdojnë, duhet të qëndroni në shtëpi derisa të jeni pa simptoma.
Udhëzimet e reja kanë shkaktuar konfuzion pasi ato po ndodhin kur janë shtuar rastet e personave që testojnë pozitivë për herë të parë dhe ata duan të dinë se çfarë të bëjnë, thotë Lindsay Wiley, eksperte e shëndetit publik.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Donald Trump zgjedh një drejtues homoseksual për Sekretar të Thesarit! Kush është Scott Bessent, punoi për fondacionin e Soros
23 Nëntor, 08:20
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
Drejtori ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Amerikës: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 08:03
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22