TIRANE- Për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, policia e kryeqytetit vijonë punën mbi vendosjes e masave administrative.
Duke qenë se mosrespektimi i këtyre rregullave bëhet shkak për aksidente, strukturat e policisë u bëjnë thirrje qytetarëve të zbatojnë normat dhe rregullat e qarkullimit rrugor.
Kontrollet e zhvilluara nga policia synojnë zbatimin me rigorizitet të sinjalistikës rrugore, vendosjen e rripave të sigurimit, mospërdorimin e celularëve përgjatë drejtimit të mjetit, parkim të gabuar apo parkim dysh, shkelje të Kodit Rrugor, etj.
Sipas Shërbimit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, vetëm për muajin dhjetor 2013 janë vendosur në total 20 934 masa administrative.
Masat janë:
* Masa administrative për konsumim të alkolit: 88 masa me 82 persona të arrestuar në kushtet e flagrancës;
* Masa administrative për ecje me shpejtësi të tej normave të lejuara: 35 masa;
* Masa administrative për mos zbatim të semaforit: 40 masa;
* Masa daministrative për mos vendosje të rripit të sigurimit: 5834 masa;
* Masa administrative për mos vendosje të kaskës mbrojtëse: 353 masa;
* Masa administrative për parakalim të gabuar dhe ecje me shpetësi: 1637 masa;
* Masa administrative për qëndrim të gabuar: 9916 masa;
* Masa administrative për përdorim të celularëve gjatë drejtimit të mjetit: 100 masa;
Duke marrë parasysh edhe uljen e temperaturave të natës, policia e Tiranës këshillon drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të ngricave apo lagështirës.
“U kërkojmë drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e sistemit pamor gjatë lëvizjes në akse të ndryshme rrugore në qarkun e Tiranës, me qëllim parandalimin e aksidenteve, të cilat kanë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Policia e Kryeqytetit, në zbatim të përgjegjësive të saj ligjore, nuk ka për synim ndëshkimin e drejtuesve, por sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për të respektuar me rigorozitet normat e Kodit Rrugor gjatë drejtimit të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com