Një ligj i cili është miratuar në dhomën e deputetëve, por pret votën në dhomën e Senatit në datën 6 dhjetor, ndalon shpërnguljen e kompanive italiane, jashtë një vendi të Bashkimit Europian.
Sipas ndryshimeve ndërmarrjet duhet të lajmërojnë të paktën 30 ditë përpara jo vetëm ministrinë e Punës, por edhe atë të Ekonomisë, inspektoriatin kombëtar të punës, madje edhe autoritetin garant për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ligji detyron ndërmarrjet që zhvendosin aktivitetin e tyre jashtë Bashkimit Europian, që t`ia komunikojnë këtë vendim Ministrisë së Punës.
Shkelësit ndërkohë do të gjobiten me shuma deri në 150 mijë euro. Ligji specifikon se qytetari duhet të informohet nga operatori, se nga cili vend po komunikon. Për më tepër, në rast se qytetari informohet se operatori lokalizohet në një vend jashtë unionit, ai ka të drejtë të kërkojë një operator tjetër, që gjendet brenda bashkimit europian.
Neni 35.a parashikon se “kur një tregtar vendos për lokalizimin, duke përfshirë caktimin ndaj palëve të treta, aktivitetet e Call Center jashtë territorit kombëtar në një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian, duhet të njoftojë së paku tridhjetë ditë para transferimit në Ministrinë e Punës, duke treguar numrat e telefonit në dispozicion të publikut dhe të sigurohen mbrojtja e të dhënave personale”.
Hiqen favorizimet
Një tjetër rregull që ka ndryshuar në dëm të kompanive që operojnë në Shqipëri ëshët ai i tenderimeve, ku është hequr kosto operative. Një pjesë e rëndësishme e punës së kompanive “Call Center” janë tenderat publikë që fitojnë në Itali.
Në këto tendera pika e fortë e kompanive që operojnë në Shqipëri ishte kosto e ulët operative, falë rrogës shumë më të vogël me të cilën paguhen punëtorët shqiptarë.
Tashmë kosto operative është përjashtuar nga pjesa e tenderimit, ndaj edhe kompanitë që operojnë në Shqipëri nuk janë më të avantazhuara ndaj atyre në Itali.
Çfarë pritet të ndodhë
Por a do të preken “Call-Center” në Shqipëri? Ligji pavarisht se nuk është publikuar ende i plotë, nuk përcakton detyrim për kompanitë që janë në Shqipëri, për t’u kthyer në Itali.
Zhvendosja jashtë Italisë e “Call Center” ka bërë që shumë italianë të humbin vendin e punës dhe këtë qeveria italiane e ka injoruar për shumë kohë.
Por pas shumë diskutimesh në 23 nëntor në parlamentin e shtetit fqinj u vendos që shoqëritë italiane e kanë të ndaluar të transferojnë aktivitetin e “Call Center”, qoftë “inbound” apo “outbound” jashtë kufijve të vendeve anëtare të BE. Përndryshe shoqëritë do të paguajnë gjoba të larta.
25 mijë të punësuar
Sipas të dhënave nga tatimet, numri i të punësuarve në “Call-Center” ka arritur në rreth 25 mijë. Një numër mjaft i lartë, që është përqënduruar në Tiranë, por edhe në Durrës e Fier. Numri i “Call-Center” në vitin 2015 arriti në 847, sipas të dhënave të INSTAT, nga 414 që ishin në fund të vitit 2014.
Në krahasim me vitin 2010, kur sapo kishte filluar hapja e këtyre bizneseve në Shqipëri, kishte vetëm 75 “Call-Center”. Paga në “Call-Center” është mesatarisht 45 mijë lekë në muaj.
Reagon ministria
Ndërkohë Ministria e Mirëqenies Sociale thotë se ligji ende nuk është miratuar. Sipas MMSR, ky ligj nëse miratohet në Senatin Italian, duhet të marrë miratimin edhe të Komisionit Europian. Gjithashtu burime nga Ministria e Mirëqenies Sociale thonë se nuk pritet që të preken kompanitë që tashmë kanë ardhur në Itali.
Detyrimi
Ligji specifikon se qytetari duhet të informohet nga operatori, se nga cili vend po komunikon. Për më tepër, në rast se qytetari informohet se operatori lokalizohet në një vend jashtë unionit, ai ka të drejtë të kërkojë një operator tjetër, që gjendet brenda bashkimit europian
25 mijë të punësuar
Sipas të dhënave nga tatimet, numri i të punësuarve në “Call-Center” ka arritur në rreth 25 mijë. Një numër mjaft i lartë, që është përqëndruar në Tiranë, por edhe në Durrës e Fier.
(er.nu/shqiptarja.com)