Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën

Çfarë më kërkonte Ramiz Alia në Burgun 313 në Tiranë? Ndër të tjera, çfarë thoshte Alia për Sali Berishën, Ilir Metën, Azem Hajdarin dhe burgun? I ftuar në studion e Esencës Besnik Meta, ish polici dhe gardiani “besnik” i Ramiz Alisë. Esencë me Eljan Taninin, e premte dhe e diel ora 21:00 në Report Tv.

Eljan Tanini: -Mirëmbrëma miq dhe armiq! Sot kam të ftuar në Esencë policin më të  famshëm në Shqipëri! Dalim direkt në temë. Ramiz Alia, çfarë ju kërkonte më shpesh në burg? Dhe përse e kërkonte atë diçka te ju?

Besnik Meta: -Ramiz Alia ishte një personalitet në atë burg, sepse ai burg ishte dëng me të burgosur. Bisedonim edhe mbi gjuhësinë.

Eljan Tanini: -A pyeste ai shpesh herë se çfarë ndodhte jashtë?

Besnik Meta: -E kishte sëmundje të pyeste për atë që ndodhte jashtë, madje pas disa muajsh i çuam edhe televizorin pas disa kërkesave nga ana e tij. 

Një polic u habit shumë kur pa televizorin në dhomën e Ramizit, i thashë që kur të dalë nga aty Ramizi atë televizor do të ta falë ty. Ai u habit shumë, e nëse e merrte vesh babai i tij do të nisej nga Skrapari me cjap në kurriz për ta takuar. Ramizi u çudit shumë, tha: Mos tha, se do përhapet nami që unë do të shëtis nëpër shtëpitë e gardianëve! 

Ramizi u çudit shumë kur mori vesh se në treg një shishe qumësht ishte e barabartë me një shishe ujë, ai vetë kishte shitur qumësht. Ai  u tha policëve se kjo punë nuk është turp, e kishte fjalën për shitjen e qumështit që ata vetë bënin.

Eljan Tanini: -Çfarë ju ka thënë ai për njohjen me Gorbaçovin?

Besnik Meta: -Ramizi dhe Mikhail Gorbachev nuk kanë qenë studentë bashkë ne klasë, por studentë të një periudhe disi të afërt, pra Ramizi pak vite më lartë se ai.

Alia ka qenë në grup me atë që më pas u bë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Eduard Shevardnaze edhe Sekretar i Gjeorgjisë, ku sipas tij Bashkimi Sovietik ishte i destinuar të dështonte. Ramizi e kishte lexuar librin e tij ku thuhej se Lufta e Ftohtë i hëngri Bashkimit Sovietik 700 miliardë rubla kundër perëndimit, lufta në Afganistan rreth 60 miliardë rubla!

Ishte koha kur botën do e sundonte njeriu me shenjë, kështu flitej për Mikhail Gorbachev.

Ramiz Alia në kohën e ndryshimeve demokratike kishte kaluar një atak në zemër, burgu në atë kohë kishte rreth 500 të arrestuar, burgu 313 në Tiranë.

Unë kam punuar te burgu 313 rreth 9 muaj, Ramizin e kam takuar edhe pas burgut shpesh herë për kafe dhe në shtëpi. E bija i solli dikur çaji gjerman kokërr, ai nuk dinte ta përdorte atë lloji çaji.

Eljan Tanini: -Si është puna e dhëmbit të artë që ai mbante në gojë?

Besnik Meta: -Ne policët pas vdekjes së Enverit flisnim shumë lirshëm, dikur tha njëri: Ore, a vjedh Ramiz Alia? Hidhet një tjetër nga fshatrat e Tiranës, Sherif quhet: Pse të vjedhë, atij ia çojnë në shtëpi lekët. Ramizi vetë më tha se mua rrogën ma sillnin me zarf në shtëpi. Ai nuk më dha, nuk më ka dhënë kurrë asnjë shenjë nëse kishte vjedhur, unë më ka thënë ai, kam qenë më i pakti që kam marrë, nëse është abuzuar.

Dhëmbi i floririt, mbaj mend që kishte vetëm një të tillë. Qarkullonte në atë kohë një slogan: Pa korrupsion nuk ka zhvillim! Ai thoshte si mund të flejë ligji me korrupsionin në një shtrat, një ditë do e shpallin divorcin. Unë këtë dhemb e kam bërë me fatura, mund të vërtetohen në Bankën e Shqipërisë, më ka thënë Alia. Ata, disa gjëra i kishin të zgjidhura. Berisha djalin e Ramizt nuk mund ta kapte askund sepse i biri, Arben Bora me mbiemër të ndryshuar jetonte në Francë, Franca është e madhe.

Eljan Tanini: -A ju kërkonte Ramiz Alia libra?

Besnik Meta: -Nuk kishte kaluar asnjë javë, Ramizi kërkonte një libër me Napoleon Bonapartin. Kaluan pak ditë dhe më tha që të kam dhënë porosi, kërkova, gjeta te sendet e ndaluara librin e Hitlerit Lufta Ime. Atë libër e kish marrë Tanush Mileti.

Eljan Tanini: A bënte ai krahasime mes Enver Hoxhës dhe Napoleon Bonapartit? Ku dhe si ushqehej ai?

Besnik Meta: -Napoleoni ka pushtuar botën, ka vrarë e ka prerë, për egon e tij pushtoi Spanjën dhe ia dha të vëllait. Ai nuk hante veç, i besonte gjellës së kazanit, veç nuk hante kurrë. Në Shqipëri kishte rënë kolera, për presidentin edhe i thyenim rregullat! Nuk lejohej te sillnin ushqime e të tjera nga jashtë.

Eljan Tanini: -Çfarë ju thoshte Alia për krerët e rinj të politikës e për kë fliste më shumë?

Besnik Meta: -Sipas Ramiz Alisë, Azem Hajdari punon që në një të ardhme të largët të marrë PD-në në dorë. Po sipas Ramiz Alisë, Ilir Meta po punon që të marrë PS-në me ndihmën e Sali Berishës.

Eljan Tanini: -Të ka thënë diçka dikur për Komisar Katanin? Po rasti popullor i pasaportave shqiptare? Çfarë tregonte për Berishën?

Besnik Meta: -Kur jepej filmi Oktapodi nuk rrinte njeri në punë, kënga Komisar Katani kendohej edhe në dasma. Unë i thoja që ti i ngjan Tano Cariddi-t te La Lapiovra, populli e diskutonte këtë gjë. Ai nuk e dinte. Mbaj mend se pasaportat për popullin duhet të jepeshin që në vitin 1988, Rita Marko kishte qejf mbetje me Ramizin. Dy prokurorët që erdhën nga Laçi donin ta dënonin kot. Berisha për Ramizin ishte një njeri me shpirt bajraktari, një njëri që nuk e njihte politikën.

Në ikje kur takoi Berishën, Ramizi i propozi të mbante po atë kabinet, me disa njerëz që i dinin detajet, Berisha nuk pranonte asnjë person nga ata të Ramizit në staf. I dha dorën dhe iku.

Në burg vinin shumë pak njerëz ta takonin përveç herëve të para, ai ishte një tip që nuk donte mëshirë, nuk e linte veten deri në atë pikë, as nuk kërkonte diçka elementare.

Ramiz Alia thoshte që unë votën nuk e jap ashtu siç duan ata, unë jam i burgosur politk. Më tha një ditë: Sali Berisha do të bëhet mbret, ka marrë 43 kompetenca!

Një shoku im i kishte vënë shenjë votës së Ramiz Alisë, ai kishte votuar kundër.

Eljan Tanini: Atentati dhe fletat e arrestit?

Besnik Meta: -Për atentatin ndaj tij në veri të Shqipërise ai nuk e foli kurrë, me bombë në xhep ishte atje një djalë nga Lushnja. Kur i erdhën 28 fletat e arrestit ai ishte gati për Pajtim Kombëtar. Ai thoshte se mua po të me shtrydhësh nuk nxjerr gjak të hidhur por vetëm shkronja.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!