TIRANË- Nga data 1 janar 2020 ndryshon mosha e pensionit si dhe vitet e punës, gjatë të cilave është paguar kontribut sigurimesh shoqërore, që duhen për të përfituar të plotë pensionin e pleqërisë. Si burrat edhe gratë preken nga ndryshimi i kërkesës për vitet e punës, ndërkohë që jo të gjithë preken nga rritja e moshës që kërkohet për pension.
Që prej vitit 2016 mosha e pensionit për gratë ka ardhur duke u rritur me çdo dy muaj në çdo vit. Sot gratë dalin në pension në moshën 60 vjeç e 10 muaj, por duke filluar nga data 1 janar 2020 mosha e daljes në pension rritet me dy muaj. Kjo do të thotë se gratë nga data 1 janar do të dalin në pension në moshën 61 vjeç, duke u afruar gjithnjë e më shumë me moshën kur dalin edhe burrat në pension pleqërie.
Ndërsa për burrat mosha nuk ndryshon deri në vitin 2032, pasi vetëm pas këtij viti fillon dhe rritet mosha e daljes në pension për ta. Sipas ligjit, skema e pensioneve parashikon që, si burrat, ashtu edhe grate, të paguajnë më shumë contribute, në mënyrë që të përfitojnë pensionin e plotë të pleqërisë.
Nga 1 janari i 2020-s, gratë duhet të kenë të dëshmuara 37 vite të plota punë të deklaruar, në mënyrë që të përfitojnë pensionin e plotë. Po kaq vite pune kërkohen edhe për burrat.
Skema e pensioneve përcakton se çdo vit rritet me 4 muaj kontributet që duhen paguar për të përfituar pensionin. Pra në 2021-shin do të duhen, jo 37 vite, por 37 vite e 4 muaj punë për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë. Kjo ka vlerë, si për burrat, ashtu edhe për gratë.
Mosha e përfitimit të pensionit të pleqërisë do të rritet në 61 vjeç e 2 muaj në vitin 2021 dhe 61 vjeç e 4 muaj në vitin 2022 për gratë, ndërsa për burrat do të mbetet njësoj: 65 vjeç.
Pensioni i pleqërisë
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar në moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social.
Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive.
Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.
Pension para kohe
Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe ai mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit.
Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Në qoftë se një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 muaj që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar.
Kontributet
Skema e pensioneve përcakton se çdo vit rritet me 4 muaj kontributet që duhen paguar për të përfituar pensionin. Pra në 2021-shin do të duhen, jo 37 vite, por 37 vite e 4 muaj punë për të marrë pension të plotë
Gratë
Që prej vitit 2016 mosha e pensionit për gratë ka ardhur duke u rritur me çdo dy muaj në çdo vit. Sot gratë dalin në pension në moshën 60 vjeç e 10 muaj, por nga 1 janari 2020 mosha rritet me dy muaj të tjerë
MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QË KËRKOHET NË VITE PËR SECILËN KATEGORI PER BURRAT
MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QË KËRKOHET NË VITE PËR SECILËN KATEGORI PER GRATE
Sa vite duhen kontribute për t përfitu pencion t plotë
PërgjigjuPo te pakten ulni nr e femijve nga 6 ne 5 femij per penzionin e nenave me shum femij se ne pergjithsi o 2 o 4 bejn dhe u jepet nje shtys grave per shtimin e popullsis
PërgjigjuZoti i vrafte keta kriminela ligjet i bajne simas qefit tyre s duan me ja dit se te gjithve ju kishte pelqye rroga po shkollen e kana ba po se kena pas drejt me hi ne pun kan hi ne pun te pashkoll dhe sot dalin pension na rrim
PërgjigjuShqiperia jon eshte e mbarume me keta kriminela te pangopur ne si popull i thjeshte nuk perfitojme asgja ligjet i kan vendos si kan dashte ne pun kan hi vetem ata qe se kan meritua te gjithe jan te pashkodhuar zoti i vrafte
PërgjigjuNuk eshte e mundur qe te plotesohe kaq lehet 37 apo 40 vite pune për te perfituar pension te plote sepse njeriu ne jete ka lloj lloj pengesash, ne pune nuk te mban njeri kaq gjate , por si çdo gje ne shqiperine tone te dashur eshte me hile , edhe per pensionet me hile , perfundimishte demoralizim , zhgenjim , vdekje e parakoheshme pa pension .
PërgjigjuÇdo reformë pensionesh bëhet me qellimin e vetëm që të rritet mosha e daljes dhe vitet e punës në menyrë që të perfitojnë sa më pak njerëz. Logjikë e thjeshtë.
Turp per shtetin..kurre nuk mendut per pensionistst..veq shto vite pune..shto moshen..e kurr rritje pensioni...ju vraft zoti kto qe bejn ligje
PërgjigjuPoshterim I prinderve tane nga kta legena
PërgjigjuKy bën për plehrat... dhe 5 mandate ishalla
Përgjigjukto ligje i nxjerrin shqiptaret pa pension.kush punon ne kete vend esht nje kokerr gomari.ktu duhen vetem kriminela ,prostituta dhe horra.
PërgjigjuKy ligj duhet shfuqizuar urgjent. Eshte katastrofe te mendosh se kontribon mbi 40 vjet ne shtet dhe neser smerr asgje sepse sdo rrosh dot aq sa mendojne keta qe bejne ligje sot.
PërgjigjuKam kontribuar 10 vjet në Shqipëri dhe 30 në Itali dhe do punoj akoma se kam vetëm 57 vjeç.
Dmth njerezit t vdesin ne pune ,ose me sakte re vdesin pa pune se kush I merr me ne pune pas 45vjec????Ka menduar shteti si te pengoje kompanite private te mis pune
PërgjigjuA mund t bëj një pyetje jam 46 vjeq 30 vite kam paguar sigurimet e prapambetura edhe sa vite m duhet për t paguar që ti plotdoj
ju shplafte mortja pse po i rrisni moshen e grave sa here tju teket maskarenj
Përgjigjuturp te keni ligjvenese gra qe keni marre pjese ne kete ligj.gruaja shqiptare eshte e cfilitur e te rrije kaq gjate ne pune.duhet te ngrihemi te gjithe ta rrezojme kete ligj diskriminues si francezet.