Nga bonuset mujore nuk përfitojnë të gjithë pensionistët, për shkak të tavaneve të caktuara nga qeveria.
Praktikisht kush ka pension mbi 40 mijë lekë nuk përfiton. Kjo skemë thotë ministrja Delina Ibrahimaj do të jetë objekt rishikimi edhe një herë në dhjetor, për të parë nëse ka vend për të ndryshuar tavanet.
“Janë rreth 70.000 pensionistë të cilët nuk përfitojnë nga ky bonus, pasi kanë të ardhura më të larta sesa ato të parashikuara në dyshemetë që ne kemi përcaktuar. Ne e kemi deklaruar që çdo e ardhur e cila nuk shpenzohet, pra del jashtë parashikimit buxhetor në fund të vitit, do të shkojë tek fondi që ne kemi krijuar pranë Bankës së Shqipërisë për pensionet. Në bazë të ecurisë ekonomike të këtij viti dhe në bazë të rezultateve të fundit të vitit, kjo vendimmarrje do jetë në dhjetor. Ne mund të vendosim sigurisht që të kemi një rishpërndarje tjetër”, tha Ibrahimaj.
Pyetje: “Do kenë shpërblim pensionistët këtë fundvit përveç bonusit mujor?”
“Është një tjetër vendim që neve do të marrim më tutje gjatë vitit dhe do të jetë bazuar në aktin normativ që do të dali”, u përgjigj ministrja.
Lajmi kryesor:
Reforma e pensioneve gati në 2028-ën/ Ministrja Ibrahimaj për Report TV: Në 2027-ën dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve që tani, për të shmangur spekulimet në janar










