Administrata Tatimore ka publikuar në faqen e vet zyrtare rregullat e reja për derdhjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të miratuara përmes një akti normativ më 25 janar.
Personat juridikë ose fizikë, brenda dy ditëve pune pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore, duhet të deklarojnë listën e të punësuarve, pagën përkatëse, përfshirë për personin fizik edhe punonjësit e papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht.
Po ashtu, personat fizikë të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon dhe bashkëjeton ligjërisht, pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore, duhet të deklarojnë vetëpunësimin e tyre në organin tatimor deri të paktën 3 ditë përpara afatit të paraqitjes së deklaratës (i cili është brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik).
Për personin e vetëpunësuar përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar, kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, llogariten si përqindje mbi një pagë bruto, jo më të ulët se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO