RREGULLAT që duhet të dini për qarkullimin me makina dhe të këmbësorëve gjatë orarit 05:00 - 13:00

RREGULLAT që duhet të dini për qarkullimin me makina dhe të këmbësorëve gjatë orarit 05:00 - 13:00

TIRANË - Policia e Shtetit ka sqaruar me detaje rregullat e qarkullimit për automjetet dhe këmbësorët gjatë orarit të lejimit të lëvizjeve nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës, që do të vijojë si regjim përgjatë gjithë kësaj jave. 

Një ndryshim i dukshëm është fakti që administrata tashmë mund të shkojë në punë me makina, por vendoset një fashë orare për makinat me stafe që shkojnë në punë.

Kështu, sipas Policisë së Shtetit:

Lejohen të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë duke plotësuar formularin e vetëdeklarimit të gjithë punonjësit e administratës dhe biznesit në oraret 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00.

Përjashtohen nga ky kufizim të gjitha automjetet e transportit të mallrave, produkteve ushqimore, fruta-perimeve dhe atyre blegtorale, me qëllim furnizimin e marketeve dhe minimarketeve dhe dyqaneve ushqimore.

Nuk lejohet asnjë qytetar që të lëvizë me automjet pa plotësuar formularin e vetdeklarimit dhe pa marrë konfirmim për lëvizje.

Pas orës 13:00 nuk lejohet të lëvizë asnjë qytetar, përjashtuar kthimin për në banesë të punonjësve të linjave prodhuese, të Shëndetësisë, Ushtrisë, Policisë së Burgjeve, SHPSF, të atyre personave që janë të përfshirë në listat e shërbimeve të bashkive dhe shërbimeve në banesë.

Pas orës 13:00 nuk lejohet të jenë hapur asnjë market, minimarket, apo farmaci.  

Përjashtohen nga ky kufizim vetëm linjat e prodhimit të bukës, ushqimoreve, prodhimit të mishit dhe atyre blegtorale vetëm për të prodhuar, por jo për të tregëtuar.  

Nuk lejohet lëvizja e këmbësorëve për shëtitje, sport e çdo aktivitet që nuk ka lidhje me furnizmimin me produkte për konsum.

"Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që gjatë orarit të lejuar lëvizje, të mos qarkullojnë masivisht apo të mblidhen në parqe e lulishte, të ruajnë distancën në markete e minimarkete dhe të evitojnë në maksimum lëvizjet e kota, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", njofton policia.

Ndwrkohw dje, Shqiptarja.com mwsoi nga policia, se nuk kanë kufizim orari delivery, shërbimet në shtëpi.

LINKU ku mund të bëni aplikiin online për të marrë autorizim nga Policia e Shtetit. KLIKO KETU

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazmenta Hoxha: 31/03/2020 14:55

    Pazar dhe farmaci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat