Rregulli i artë 6-minutësh që do të përmirësojë marrëdhënien tuaj me partnerin

Rregulli i artë 6-minutësh që do të përmirësojë marrëdhënien tuaj me partnerin

Foto ilustruese

Duhen vetëm gjashtë minuta për të “ndezur gjakun” në dhomën e gjumit dhe këtë nuk themi ne, por shifrat zyrtare. Shumë shpesh çiftet, sidomos kur janë të martuar, e anashkalojnë këtë, mirëpo,  sipas këshilltarëve dhe psikologëve të martesës, një gjë e tillë mund të jetë katastrofike për zhvillimin e marrëdhënies.

Një studim i ri nga Këshilli i Edukimit Seks dhe Outreach të Kanadasë dhe kompania e prezervativëve Trojan zbuloi se u duhen vetëm 6 minuta që njerëzit të ndihen mirë në dhomën e gjumit. Çfarë duhet të bëjë çifti në këto gjashtë minuta? Duke puthur, përqafuar, përkëdhelur me butësi njëri-tjetrin dhe duke ndarë fjalë të ëmbla.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 1500 persona me preferenca të ndryshme seksuale, nga 18 deri në 24 vjeç. Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që ndiqnin "rregullin e 6 minutave" ishin shumë të kënaqur seksualisht pas procedurës. Kjo kënaqësi u rrit më shumë kur çifti kalonte pak më shumë kohë (mbi 6 minuta) në biseda të rastësishme, përqafime dhe përkëdhelje pas seksit.

“Rregulli i 6 minutave” rezultoi të ishte veçanërisht i rëndësishëm për femrat, me 61% të atyre që morën pjesë raportuan se nuk mund të arrinin knaqësinë seksuale pa të. Nga ana e meshkujve atoranë dakord se 6 minutat e ndeshjeve paraprake me përkëdhelje dhe përqafime e bënin procesin më argëtues, edhe pse gjithsesi merrnin kënaqësi edhe pa këtë proces.

Pse është e rëndësishme puthja dhe përqafimi ? Përtej shprehjes së butësisë, puthjet dhe përqafimet na relaksojnë dhe na ndihmojnë të shprehemi më hapur ndaj personit që kemi pranë. Gjatë këtyre momenteve më intime, puthjet dhe përqafimet çlirojnë hormonet e humorit të mirë dhe dashurisë (serotonin dhe oksitocinë), duke na bërë të ndihemi më të këndshëm dhe më të bukur.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 25/12/2022 13:33

    TE QENIT NATYRAL NE VEPER BEN HUMBES...FUTJA E BALETIT NE NDESHJE DEL SI NJE FALSIFIKATOR HUMBES.

    Përgjigju
  • Or tej: 24/12/2022 21:45

    Futi marshin se knaqet vete or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Ahahah: 25/12/2022 01:50

      Nga ana e meshkujve atoranë dakord se 6 minutat e ndeshjeve paraprake me përkëdhelje dhe përqafime e bënin procesin më argëtues, edhe pse gjithsesi merrnin kënaqësi edhe pa këtë proces.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!