Rregulli me 3 raunde, si do bëhen pranimet në universitet

Rregulli me 3 raunde, si do bëhen pranimet në universitet

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Zbardhet udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, për mënyrën se si do bëhet aplikimi dhe regjistrimi në Universitet për maturantët. MAS bën me dije se pranimet në Universitet do zhvillohen me 3 raunde.

Raundi i parë
Maturantët, për ndjekjen e studimeve në IAL-të, publike dhe jopublike, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, duhet të kryejnë procesin e aplikimit online në portalin e aplikimit universitar U-Albania.

Maturantët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania. Pagesa kryhet në periudhën 5 qershor deri 15 korrik. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer në portalin U-Albania brenda datës 20 korrik 2018. Në periudhën 30 korrik–4 gusht 2018, maturantët që duan të ndjekin studimet në IAL, përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit, pas pagesës së tarifës së aplikimit do të aplikojnë në portalin U-Albania, nëpërmjet formularit online të aplikimit, mbi bazën e notës mesatare.

Maturantët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në vendimin e Këshillit të Ministrave. Aplikimi kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti, sipas procedurave të përshkruara në udhëzuesin teknik, të publikuar në faqen zyrtare të portalit U-Albania. Kandidatët zgjedhin deri në 10 (dhjetë) programe studimi nga lista e programeve të studimit, që ofrohen nga IAL-të publike/ jopublike, për vitin akademik 2018–2019. Portali U-Albania nuk do të pranojë aplikime nga maturantët/kandidatët, të cilët nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar me vendimin e Këshillit të Ministrave për programet e ciklit të parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë.

Procesi
Brenda datës 28 gusht 2018, të gjitha IAL-të, duke përfshirë edhe ato që zhvillojnë konkurse/testime, afishojnë dhe publikojnë listat e renditjes së aplikantëve, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID-në e tyre, në mënyrë që të respektohen përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Brenda datës 28 gusht 2018, IAL-të ngarkojnë një kopje elektronike të këtyre listave në portalin U-Albania. Gjithashtu, brenda datës 28 gusht 2018, IAL-të i përcjellin zyrtarisht një kopje elektronike të këtyre listave QSHA-së.

Regjistrimi
1.Në datat 30 gusht deri 12 shtator 2018, të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacion në sekretaritë mësimore të IAL-ve në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet nga ora 08:00 deri në orën 16:30. 2. Periudha 30 gusht deri 12 shtator është e ndarë në 7 faza 48-orëshe. Secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në njërin apo disa programe studimi nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit. 3. Kur ai është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë IAL-së ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48-orësh. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë.

Për programet e studimit të ofruara nga IAL-të, për të cilat: a) Nuk përcaktohen kritere shtesë nga IAL-ja përkatëse, me përjashtim të notës mesatare; b) Numri i kandidatëve është i njëjtë apo më i ulët se numri i kuotave të miratuara; Nuk aplikohet ndarja në faza 48-orëshe dhe kandidatët kanë të drejtën e regjistrimit gjatë gjithë periudhës së regjistrimeve të raundit të parë. 4. Për ndjekjen e ecurisë së procesit të shpalljes së fituesve gjatë 7 fazave 48-orëshe, MASR-ja dhe RASH-ja do të publikojnë një udhëzues teknik në faqet përkatëse zyrtare: ëëë.arsimi.gov.al dhe http://ualbania.arsimi.gov.al 5. Procesi i regjistrimeve nga sekretaritë mësimore, me dokumentacion dhe online vijon me faza 48-orëshe, në përputhje me numrin e kuotave të parashikuara për programin përkatës të studimit dhe duke respektuar renditjen në listat e fituesve të raundit të parë.

6. Në rast se pas çdo faze konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues të rinj mund të regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën 12 shtator 2018. Për programet e studimit me kuota të paplotësuara të cilat nuk kanë aplikantë në pritje, do të rikthehen në garë aplikantët e shpallur fitues në fazat paraardhëse, të cilët nuk rezultojnë të regjistruar në programe të tjera studimi. Rikthimi në garë kryhet sipas listës së renditjes së aplikantëve për raundin e parë. 7. Aplikantët fitues duhet të regjistrohen vetëm në një program studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer. Pas marrjes së dokumentacionit nga aplikanti dhe regjistrimit të tij, sekretaria mësimore e fakultetit bën regjistrimin online në portalin U-Albania.

Aplikantët dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm: a) Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja; b) Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR; c) deklaratën e paraqitur në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë. 8. Sekretaritë mësimore mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit, datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e aplikantëve të regjistruar.

Procesi i çregjistrimit
Aplikanti, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë të çregjistrohet vetëm në datën 13 shtator 2018. Ai paraqet një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryen këtë veprim brenda kësaj date, ai nuk ka të drejtë ta ndryshojë programin e studimit për këtë vit akademik. Çregjistrimi kryhet në portalin U-Albania nga sekretaria mësimore e fakultetit. Sekretaritë mësimore, pas çregjistrimit të aplikantëve dhe dorëzimit të dokumentacionit, i dërgojnë QSHA-së dhe RASH-së, brenda datës 14 shtator 2018, listën e aplikantëve të çregjistruar.

RAUNDI I DYTË
Në periudhën 15–20 shtator 2018 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 (dhjetë) preferenca, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a) Nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë; b) Kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues; c) Kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; d) Janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë. 2. Aplikimi kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti (sipas procedurave të përshkruara në udhëzuesin teknik të publikuar në portalin e aplikimit universitar U-Albania).

3. Deri në datën 10 shtator 2018, nga drejtoritë e institucioneve arsimore, për të gjithë maturantët/kandidatët që kanë rezultuar kalues në provimet e sesionit të dytë (sesioni i vjeshtës), menjëherë pas publikimit të rezultateve të provimeve të këtij sesioni, hidhen në portalin online të maturantit, të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm. Brenda datës 25 shtator 2018, IAL-të afishojnë dhe publikojnë listat e renditjes së aplikantëve, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID e tyre, në mënyrë që të respektohen përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Brenda datës 25 shtator 2018, IAL-të ngarkojnë një kopje elektronike të këtyre listave në portalin U-Albania. Gjithashtu, brenda datës 25 shtator 2018, IAL-të i përcjellin një kopje elektronike të këtyre listave QSHA-së.

Procesi i regjistrimit
Në datat 27 shtator deri 6 tetor 2018, të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e dytë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacion në sekretaritë mësimore në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet nga ora 8:00 deri në orën 16:30. 2. Periudha 27 shtator deri 6 tetor 2018 është e ndarë në 5 faza 48-orëshe. Secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në njërin apo disa programe studimi nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit. 3.

Kur ai është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë IAL-së ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48-orësh. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48 orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë. Për programet e studimit të ofruara nga IAL-të, për të cilat: a) Nuk përcaktohen kritere shtesë nga IAL-ja përkatëse, me përjashtim të notës mesatare; b) Numri i kandidatëve është i njëjtë apo më i ulët se numri i kuotave të miratuara; Nuk aplikohet ndarja në faza 48-orëshe dhe kandidatët kanë të drejtën e regjistrimit gjatë gjithë periudhës së regjistrimeve të raundit të parë.

Aplikanti, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë të çregjistrohet vetëm në datën 7 tetor 2018. Ai paraqet një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryen këtë veprim brenda kësaj date, ai nuk ka të drejtë ta ndryshojë programin e studimit për këtë vit akademik. Çregjistrimi kryhet në portalin U-Albania nga sekretaria mësimore e fakultetit.

RAUNDI I TRETË
Gjatë periudhës 9 deri më 13 tetor 2018, IALtë vijojnë me procedurat e regjistrimit të kandidatëve nëpërmjet portalit U-Albania, në programet e studimit në të cilat kanë aplikuar në raundin e dytë. Të drejtën e regjistrimit e kanë kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi. IAL-të gjatë regjistrimeve respektojnë renditjen e kandidatëve deri në plotësimin e kuotave. Procedurat për regjistrimin e kandidatëve përcaktohen nga njësitë kryesore të IAL-ve.

Në rast se përfundon e gjithë lista e kandidatëve që kanë aplikuar në raundin e dytë dhe mbeten kuota të paplotësuara në programet përkatëse të studimit, njësitë bazë në institucionet e arsimit të lartë, përzgjedhin kandidatët fitues sipas kërkesave të depozituara nga kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, pavarësisht përzgjedhjeve në raundin e parë apo të dytë, në datat 15–18 tetor 2018. Kandidatët përzgjidhen dhe rankohen nga njësitë bazë dhe miratohen nga drejtuesi i njësisë kryesore, duke ngarkuar një kopje elektronike të këtyre listave në portalin U-Albania. Sekretaritë mësimore regjistrojnë kandidatët e miratuar nga drejtuesi i njësisë kryesore sipas renditjes deri në plotësimin e kuotave për programet përkatëse të studimit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump