Pas 24 orësh rikthehet uji në Tiranë. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj njofton se defekti është rregulluar. Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që kanë punuar pa u ndalur 24 orë e në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubacionin e dëmtuar dhe rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm.
Ai thekson se ata nuk u morën me spekulantët gjithologë, por punuan pareshtur për të risjellë ujin sonte! “Mirënjohje e posaçme për 3 saldatoret heronj Saimir Fusha, Arben Xhameta & Ajet Guraj që punuan 24 h në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubin e dëmtuar. Falë jush Tiranës ju rikthye uji. Kush ka sy e logjikë, sheh çka ngjarë e ju falënderon”, thotë Veliaj.
Në mesazhin e tij postuar në twitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se avaria e rëndë dje në Zall-Herr e linjës së transmetimit 10 km gjatësi e 10 m nëntokë as parashikohej, as parandalohej. “Avaria e rënde dje në Zall-Herr e linjës së transmetimit 10 km gjatësi e 10 m nëntokë as parashikohej, as parandalohej. Thjesht zgjidhet në momentin që evidentohet! Falenderoj gjithë kolegët e Ujësjellësit të Tiranës që nuk u morën me spekulantët gjithologë, por risollën ujin sonte”, theksoi Veliaj.
-
more per cfare riparimi behet fjale, akoma edhe sote ,date 21 ne mengjes, nuk ka uje
Përgjigju -
Po jetij keshtu indodhin jan fatkeqsi ,apo pakujdesi se rritja 44 % su reflektua ne asnje sherbim te shtuar , apo duhet te shkoj cmimi 100 lek m3 qe te ket sherbim me te mire sipas filozofis te Lali Erit .
Përgjigju -
Kente drejt mer vlla. Ca uji. Asi pike ska. Rrej diten e rrej noten ky lali eri me videot e tij artistike.
Përgjigju -
Nuk ka ardhur ende! Pse genjeni?
Përgjigju -
Genjeshtare! Ora eshte 22:16 dhe ne rrugen e Dibres ende nuk ka uje!
Përgjigju -
ska ardh akoma, me qe ra llafi, skena me ca lajm mendereen
Përgjigju








Komente
Komento