Të gjitha bankat tregtare, ashtu dhe subjektet e licencuara në veprimtari financiare do të jenë të detyruara të instalojnë pajisje që dedektojnë monedhat metalike false.
 
Rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë për trajtimin e monedhave detyron këto subjekte të identifikojnë në kohë dhe të mos riqarkullojnë monedhat false, por edhe të identifikojnë peronat që i dorëzojnë ato.
 
Sipas rregullores, makinat duhet të përpunojnë monedhat metalike lek, duke klasifikuar dhe veçuar fizikisht monedhat metalike të përshtatshme për qarkullim nga ato të dyshuara të falsifikuara dhe/ose të papërshtatshme për qarkullim pa ndërhyrjen e faktorit njeri (operatorit).
 
Po njëherësh duhet të përshtaten për të siguruar identifikimin me saktësi dhe veçimin e monedhave metalike të falsifikuar të reja.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)