Rregullorja e re e BSH:Shlyerja para 
kohe e kësteve, penaliteti jo mbi 2%

Rregullorja e re e BSH:Shlyerja para <br />kohe e kësteve, penaliteti jo mbi 2%
Këshilli i Ministrave ka përcaktuar rregulloren e re për detyrimet e ndërsjellta që u lindin bankave dhe qytetarëve në çastin që lidhin një kontratë për kredi konsumatore dhe hipotekore, gjë që njëherësh rrit transparencën duke ulur mundësitë për abuzim nga ana e institucioneve bankare.

Në çdo rast që konsumatorët vendosin të shlyejnë menjëherë apo në mënyrë të pjesshme kredinë hipotekore, bankat tregtare, brenda 7 ditësh duhet t’u ofrojnë informacionin mbi detyrimet e mbetura si dhe ato që lindin nga ky veprim. Përmes një vendimi të miratuar më 1 korrik,
 
“Në rastin kur konsumatori kërkon shlyerje të pjesshme ose të plotë të detyrimeve të tij të lindura nga kontrata e kredisë para afatit të maturimit, banka, brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit nga konsumatori, duhet t’i sigurojë atij, në formë të shkruar ose me një tjetër mjet të qëndrueshëm komunikimi, informacionin e nevojshëm për t’u konsideruar” përcakton rregullorja e re.
 
Nga ana tjetër, bankat janë të detyruara të ulin shumën e interesit dhe shpenzimeve të tjera të aplikueshme për shumën e kredisë së shlyer para afatit të maturimit, siç është rënë dakord në kontratën e kredisë për të tilla raste.
 
“Banka ka të drejtën për një kompensim të drejtë dhe objektiv, që nuk mund të tejkalojë në asnjë rast: humbjet financiare të bankës, të cilat duhet të jenë të justifikuara nga kosto të mundshme të lidhura direkt me shlyerjen/et e kredisë para afatit; 2 për qind të shumës së kredisë së paguar para afatit, nëse periudha midis shlyerjes para afatit dhe maturimit të kredisë është mbi 1 vit; 1 për qind të shumës së kredisë së paguar para afatit, nëse periudha midis shlyerjes para afatit dhe maturimit të kredisë nuk kalon 1 vit”, përcakton rregullorja e re në rastin e kredive hipotekare.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë

Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë