TIRANE- Miratimi i rregullores së re do të sjellë riformatimin e të gjithë Komisioneve Parlamentare në Kuvend. Propozimi i kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi për ndryshime në rregulloren e Parlamentit do të pasohet nga një ndryshim rrënjësor në përbërjen e çdo komisioni. Këshilli i Legjislacionit në Kuvend do të marrë në shqyrtim kërkesën e kreut të grupit në PS Gramoz Ruçi për vendosjen e kriterit të ndarjes së çdo deputeti në një Komision Parlamentar.