Arrestohet në flagrancë një 21 vjeçar në Lushnje. Bashkë me vëllain e tij, 21 vjeçari me iniciale E.T ka rrahur një burrë 54 vjeçar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe shtetasi E.T ka qëlluar me dorezë metalike 54 vjeçarin, i cili është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq për vëllain e të riut ka filluar proçedimi penal.
Komento