TIRANË - Një vajzë 13-vjeçare ka inskenuar një skenë të mirëfilltë rrëmbimi me shokët dhe shoqet e saj duke vënë në alarm familjen e saj dhe policinë e kryeqytetit që pas 4 orë kërkimesh, e gjeti të renë në një kafe me shokë e shoqe brenda një qendre tregtare në kryeqytet. Vajza ka deklaruar në polici se e gjitha u inskenua në formën e një shakaje, por edhe si një 'mesazh' për prindërit e saj, që sipas 13-vjeçares: Nuk e linin të dilte nga shtëpia! Ngjarja u denoncua nga nëna e vajzës si një rrëmbim nga persona të maskuar që e morën 13-vjeçaren duke i vënë një pambuk në gojë për të humbur ndjenjat dhe e futën në një makinë.

13-vjeçarja ishte në shoqërinë e motrës së saj më të vogël në rrugën "Ndre Mjeda" pranë ish-parkut të Autobusëve, dhe sapo kishin zbritur nga furgoni i shkollës rreth orës 15:15. Sipas dëshmisë së motrës së vogël, 13-vjeçaren e rrëmbyen persona të maskuar që zbritën nga një furgon që po ndiqte automjetin e shkollës, dhe më tej e futën në një makinë tjetër tip Fiat me ngjyrë të kuqe. Mbi këtë rrëfim të vajzës u bë edhe denoncimi në polici, ku pas 4 orësh policia mundi të gjejë 13-vjeçaren. Por nuk ishte një skenë rrëmbimi. Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi teksa dha lajmin se vajza u gjet, tha se ajo nuk ishte rrëmbyer por se ishte me disa shoqe të saj duke pirë pije freskuese pranë një qendre tregtare.

Në një njoftim paraprak policia tha se "një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare me inicialet S.B dhe është larguar", por që në përfundim doli një shaka pa kripë.

Në kohën kur vajza ishte ende e zhdukur dhe e rrëmbyer për familjen, në një telefonatë ekskluzive për Report Tv, mes emocioneve të forta dhe lotëve që nuk mund t'i mbante gjatë komunikimit live në studio, nëna e vajzës së rrëmbyer, Dori, tregoi. Vajza vuan nga sëmundja e diabetit të tipit 1, dhe siç nëna e saj tha se ajo duhet të ushqehet dhe të bëjë insulinën (4 herë në ditë).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
U zhduk 4 orë,vajza e inskenoi rrëmbimin:Ika se s'më linin të dilja,shokët e bënë për shaka

13-vjeçarja që u zhduk për katër orë sot në Tiranë e kishte inskenuar rrëmbimin. Report Tv zbardh dëshminë e vajzës 13-vjeçe që u zhduk për katër, ndërsa familja e alarmuar e denoncoi si rrëmbim nga dy persona me maska.

Por pas gjetjes në një qendër tregtare në Tiranë duke pirë pije freskuese me disa shokë dhe shoqe, vajza ka dëshmuar në polici duke treguar ngjarjen dhe arsyet. 'Skenën e rrëmbimit e bënë shokët dhe shoqet për shaka. Unë ika me dëshirë. Prindërit nuk më linin me dalë' mësohet se ka deklaruar vajza në komisariat.

Ora 19:35
U zhduk 4 orë/ Pse iku dhe ku ishte? Vajza tregon ngjarjen në polici


Vajza 13-vjeçe që u denoncua në polici se u rrëmbye, por fatmirësisht u gjet katër orë më pas në një lokal në një qendër tregtare me disa shokë dhe shoqe, aktualisht ndodhet në komisariatin e policisë duke dhënë deklarimet. Report Tv mëson se motra e vogël ka dhënë alarmin duke thënë se 'hipi në një makinë'.

Ora 19:23
Drejtori i policisë së Tiranës: 13-vjeçarja s'ishte rrëmbyer, por shkoi në kafe me shoqet dhe shokët e shkollës

Drejtori i Policisë së Tiranë, Rebani Jaupi ka bërë të ditur se nuk bëhej fjalë për një rrëmbim, por 13-vjeçarja kishte shkuar për të pirë pije freskuese me një grup shokësh dhe shoqesh.

"Është shumë mirë, nuk ka pasur rrëmbim, është një grup shoqesh dhe shokësh që kanë shkuar në një lokal për të pirë pije freskuese", tha Jaupi.

Sipas burimeve, vajza ishte duke konsumuar një pije freskuese në një kafe pranë një qendre tregtare në Tiranë së bashku me tre shoqe dhe dy shok.  

Ora 19:18
Gjendet vajza që u rrëmbye në Tiranë

Katër orë pas rrëmbimit është gjetur vajza 13-vjeçe. Policia u vendos në alarm pas denoncimit nga familja. Vajza u denoncua se u rrëmbye rreth orës 15:15, ndërsa rreth orës 19:00 është gjetur në një lokal në kryeqytet, ku sipas policisë ishte duke pirë pije freskuese me disa shokë në një qendër tregtare.

Ora 19:06
Skema si u ndoq dhe rrëmbye vajza në Tiranë si në filma (Dëshmitë)

1570208630_ZONA.jpg

Pamje nga zona ku u rrëmbye vajza në Tiranë te Ish-Parku i Autobusëve

Report Tv zbardh detaje të reja nga rrëmbimi ditën e sotme në Tiranë. Sipas burimeve nga policia dhe dëshmive të banorëve të zonës vajza ka zbritur nga furgoni i shkollës në 15:15, pas tij ka qenë një furgon tjetër, ku kanë zbritur dy persona me maska, njëri prej tyre i ka vënë një pambuk në gojë vajzës dhe më tej e kanë futur në një automjet tjetër të kuq, thonë banorët në dëshminë e tyre. 

Ora 19:02
Report Tv sjell pamjet/ Ja pallati ku u rrëmbye vajza në Tiranë

 

Report Tv siguron pamjet nga vendi, pallati ku u rrëmbye vajza në Tiranë ditën e sotme. 13-vjeçarja me inicialet S.B. sapo kishte zbritur nga makina së bashku me motrën kur u rrëmbye duke u futur në një makinë tip 'Fiat' me ngjyrë të kuqe.

1570208474_PALLATI.jpg

Pallati ku u rrëmbye vajza në Tiranë
Ora 18:52
EKSKLUZIVE/ Nëna shpërthen në lot: Si e rrëmbyen vajzën në sy të motrës, është me diabet dhe tani duhet të bëjë insulinën

Nëna e vajzës së rrëmbyer paditen e sotme në Tiranë në një prononcim për Report Tv tregon si iu rrëmbye vajza në sy të motrës më të vogël. Ai thotë se sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës rreth orës 15:15 dhe po hynte në pallat kur një prej autorëve i maskuar i është afruar duke i vendosur dicka në gojë për të humbur ndenjat dhe e ka futur me forcë në makinë duke e rrëmbyer. Nëna thotë se nuk kanë asnjë konflikt, ndërsa me lot në sy shprehet se vajza tashmë duhet të ishte në shtëpi për të marrë mjekimin, pasi është me diabet.

Zonja Dori cfarë ka ndodhur?
Nga cfarë më ka raportuar vajza e vogël, kur ka zbritur nga furgoni rreth orës 15:15 ka qenë duke u kthyer, kur i ka lënë furgoni para pallatit, dikush i është afruar dhe i ka vënë dicka te goja për të humbur ndjejat dhe e ka marrë dhe e ka futur në makinë.

Keni pasur konflikte më parë?
Absolutisht! Është për ne është gjendje shoku. Nuk kemi pasur asnjë konflikt.

Vajza juaj ka edhe probleme shëndetin...
Është me diabet dhe mjekohet me insulinë dhe tani që flasim duhet të bënte insulinën.

Cfarë informacioni keni?
Asnjë lloj informacioni. Më thonë se janë në kërkim, por....

Si quhet ilaçi që mjekohet vajza juaj?
Insulinë abitra dhe lancus merr në darkë, njëherë në 24 orë. Vajza është me diabet tipi 1 mjekohet me insulinë, duhet të ushqehet dhe duhet të bëjë insulinën. Tani duhet të pijë insulinë apidra, dhe insulinë lantus merr në darkë që e ka një herë në 24 orë.