Rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës, pezullohet gjykimi për Dritan Rexhepin dhe 6 të tjerë! Pushohen hetimet për vëllezërit Hajri dhe Doçaj

Rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës, pezullohet gjykimi për Dritan Rexhepin dhe 6 të tjerë! Pushohen hetimet për vëllezërit Hajri dhe Doçaj

Sipër 7 nga të arrestuarit,viktima Jan Prenga dhe Dritan Rexhepi

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pezulluar gjykimin e çështjes së rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës. Pezullohet gjykimi për Dritan Rexhepit dhe 6 të tjerëve, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.

Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet për vëllezërit Bajrar Hajri, Leonard Hajri dhe Elton Hajri si dhe të Aleks dhe Ardian Doçaj

"Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pezullimi e gjykimit të procedimit penal nr. 62/2020 ndaj të pandehurve Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini (me viktimë të veprës penal Jani Prenga), të akuzuar për kryerjen e veprave penale "Rrëmbim apo mbajtje peng e personit" ku është shkaktuar vdekja, parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal, "Mbajtje p leje e armëve luftarake" parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4 i Kodit, "Fshehja dh asgjesimi I kufomes" parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal, "Grupi i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 333a/2 dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar criminal" parashikuar nga neni 334/1 | Kodit Penal, për shkak se nuk kanë marrë dije r personalisht për gjykimin, ndërsa ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e hetimeve ndaj personave nën hetim Bajrar Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj. Po në këtë gjykatë vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdili e Olsi Turja", njofton GJKKO.

Sipas SPAK pengmarrja e Jan Prengës u porosit nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçaj, ndërsa ka ndodhur për shkak se i vëllai i tij Astrit Prenga kishte vjedhur një sasi kokaine . Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej gati 2 vitesh trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm Festim Bexhdili. Tashmë, edhe sipas SPAK, ai u ekzekutua me urdhër nga "kokat" e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është arrestuar në Angli.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 24/03/2022 11:06

    Po si ka mundesi me keta gjykates e me ate spak super te koruptu po me vidjo me prova me incizime nuk ka prova turp dhe mbani ne burg njeres qe i denoni me opinjon turp per kete shtet dhe kete politik te degjeneru ky popull e ka mendjen tek saliu e meta tek dy shkaktaret me te medhenje te keti vendi

    Përgjigju
  • Iris: 24/03/2022 01:37

    I kane liruar per teknikalitete :<<....per shkak se nuk kane marre dije personalisht per gjykimin...>>.

    Përgjigju
  • koli: 23/03/2022 18:39

    DREJTESIA NUK ESHTE NE TEREZI,,,ATY JANE TE GJITHE ME VIDEO,,,,,,te gjithe duheshin denuar.....

    Përgjigju
  • Beni: 23/03/2022 16:41

    Po drejtesia ku eshte u leruan vrasesit kane mbajtur ne burg fakirin se ska cfare tu jap gjykatesve o ju marte muti shalet ky vend ka mbaruar prandaj dilni ne shesh bejini nje mut para Skenderbeut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim