Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO kalon dosjen për gjykim pas 1 viti pezullim, nis gjykimi për Dritan Rexhepin dhe 6 të pandehurit e tjerë

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO kalon dosjen për gjykim pas 1 viti pezullim, nis gjykimi për Dritan Rexhepin dhe 6 të pandehurit e tjerë

Dritan Rexhepi dhe Jan Prenga

Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim çështjen penale ndaj të pandehurve Dritan Rexhepi të arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqit të arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja e Artan Docaj të akuzuar si grup i strukturuar kriminal per rrembimin e Jan Prengës. Ndërkohë gjyqi per Altin Hajrin për të njejtat akuza është pezulluar deri ne njoftimin dhe kapjen e tij.

Në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar për pesë vepra penale në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të vitit 2020. Në ambientet e kompleksit të tij u dërgua Jan Prenga, për të cilin SPAK, bazuar në prova filmike, thotë se e ka të konfirmuar së është vrarë, pavarësisht se gati 3 vite pas ngjarjes nuk ka gjetur kufomën.

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, po rata mund të susin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës. SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje. Në këto pamje shfaqen rrëmbyesit, Hajri dhe Bexhdili duke fshehur provat, pistoleta apo fenelina policie. Ndërkohë që trupi i Jan Prenges ndodhej në tokë për më shumë se gjashtë orë më radhë pa lëvizur, që sipas SPAK konfirmon se ai kishte ndërruar jetë.

Përse u rrëmbye Jan Prenga?
Gjykata e Posaçme deklaron në vendim se ka bindjen e plotë se Prenga u rrëmbye pasi vëllai i tij Astriti grabiti sasinë prej 260 kg heroinë në një port të Britanisë së Madhe. Për të kthyer drogën, Dritan Rexhepi, që ndodhej në atë kohë në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador e Gentian Docaj Funiqi urdhëruan të merrej peng. Kur kanë kaluar më shumë se një vit e gjysëm nga dita e rrëmbimit të Jan Prengës, pavarësisht kontrolleve, trupi i tij i pajetë nuk është gjetur.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia