XHENOVA (Itali) - Të paktën 7 persona mes te cilëve dy shqiptare, dyshohet se kanë marrë pjesë në rrëmbimin e biznesmenit italian Andrea Calevo më 16 dhjetor të këtij viti. Sot në mëngjes është vënë në pranga bashkëpunëtori i katër, shqiptari Simon Halilaj.

Sipas policisë italiane 23-vjeçari punonte murator, sëbashku me tre personat e arrestuara dje: ata janë shtetasi italian Davide Bandoni, nipi i tij dhe Fabijan Vila, shqiptare, punëtorë ndërtimi.

Biznesmeni italian 31-vjeçar, u lirua ditën e fundit të vitit falë një operacioni të forcave speciale të Karabinierëve. Mediat italiane pohojnë se asnjë qindarkë prej 8 milionëve Eurove që kishin kërkuar, nuk u është paguar rrëmbyesve.

Policia italiane po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në rrëmbimin e biznesmenit italian, Andrea Cavelo.

shqiptaret e arestuar rrembimi i biznesmenit
(Foto, 4 të arrestuarit)

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)