Familjarët e peshkatarit të rrëmbyer Luan Mema shprehen të shqetësuar për ngadalësinë me të cilën po punojnë autoritetet për riatdhesimin e tij. Babai i 36-vjeçarit, Lulzimi, pohon se nuk ka kontaktuar ende me të birin, i cili ndodhet ende në Egjipt, nën kontrollin e autoriteteve vendase.
Anija "Çelepia 2" u mor peng nga marinari i saj Adel Muhamed Salam që prej datës 18 qershor, ndërsa u gjet 10 ditë më pas. Autoritetet egjiptiane arrestuan pengmarrësin Adel Salam, i cili kishte marrë përsipër rrëmbimin e mjetit lundrues.
Ai fillimisht kërkoi 70 mijë euro nga pronari i anijes. Që prej 19 ditësh nuk ka asnjë informacion për kapitenin e anijes, Dhimitër Malaj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
Memës: Më ktheni djalin nga Egjipti">