Peshkarexha shqiptare “Çelepia 2” nuk është gjetur në dy ditë kërkime në portet apo vijën bregdetare Egjiptiane. Është kjo përgjigja e autoriteteve Egjiptiane për palën Shqiptare e cila ka hapur hetimet për pengmarrjen e anijes dhe dy marinarëve shqiptarë.
 
Kjo përgjigje ka mbërritur pas kërkesës së prokurorisë së krimeve të rënda drejtuar Egjiptianëve për të lokalizuar peshkarexhën.
 
Dhimitër Malaj dhe Luan Mema janë dy marinarët Shqiptarë të cilët janë rrëmbyer së bashku me peshkarexhën, ndërsa dyshimet janë se kjo pengmarrje fsheh një aktivitet kriminal ndërmjet shqiptarëve dhe egjiptianit Adel Mohamed Salam.

Sallam ka pretenduar për një borxh prej 70 mijë euro për punën tek pronarët shqiptarë por ky version është mohuar dhe aktualisht hetimet mbeten të hapura.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com