DURRËS – Kishte dalë për të fituar bukën e përditshme, pa e ditur se do të bëhej prehë e një grabitjeje të dhunshme, si në filmat horror.
Klienti e ka mashtruar takstin dhe pasi e ka futur në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm, e ka goditur me mjete të forta në kokë, duke i ka shkaktuar plagë, madje i ka dëmtuar edhe veshin.
Taksisti ka rënë pa ndjenja dhe në këtë gjëndje, autori e ka mbështjellë atë me një tapet, për la lidhur më pas me tel. Ashtu, në gjëndje agonie, e ka lënë në shtëpinë e tij, i ka marrë portofolin, një unazë dhe makinën, për tu larguar në drejtim të paditur.
Ka qenë ora 15:30 e ditës së djeshme, kur në stacionin e taksive të Lagjes 14, ne Shkozet, pranë Benzit 250, me targa DR 2983 D, në timonin e të cilit ishte ulur Isa Xhumani, ka shkuar një klient, i cili i ka kërkuar shërbimin.
Sipas dëshmisë së taksistit në polici, 31-vjeçari Sabri Veterniku i ka thënë se duhet të shkonin te shtëpia e tij, në një pallat në Shkozët, ku do të merrte gjyshen dhe do ta çonte në spital. Sapo kanë shkuar pranë pallatit, klienti i ka kërkuar taksistit të ngjiteshin bashkë tek shtëpia e tij, pasi gjyshja nuk ishte në gjëndje të ecte dhe i vetëm nuk e mbante dot. Për t’i shërbyer deri në fund klienti, Xhumani ka pranuar. Sapo janë futur brenda, Sabri Veterniku e ka goditur atë me sende të forta, të cilat, duket se i kishte lënë gati.
E ka goditur disa herë në kokë, duke i dëmtuar edhe veshin dhe pasi taksisti ka rënë pa ndjenja, autorit duket se i kanë shkuar në mendje filmat horror.
Ai ka mbështjellë me tapetin e dhomës të rrahurin, si dhe e ka lidhur me tel. Duke e lënë për të vdekur, i ka marrë një unazë floriri që kishte në gisht, portofolin me paratë dhe dokumentet që kishte, si dhe çelësat e makinës. Ka zbritur poshtë, duke e mbyllur brenda “viktimën” e tij, i ka marrë makinën “Benz” dhe është zhdukur.
Pas afro një ore, po sipas dëshmisë së taksistit në polici, ai është përmendur, duke e parë veten të lidhur brenda tapetit. Pas shumë përpjekjeve, ka mundur të lirohet dhe të thyejë një xham dritarje, duke kërkuar kështu dhe ndihmën e banorëve, të cilët kanë njoftuar dhe policinë.
Më pas, fqinjët dhe uniformat blu, me leva e mjete të tjera, kanë mundur të hapin derën e blinduar të banesës së Veternikut, ku kanë gjetur taksistin e keqtrajtuar, i cili pasi është shoqëruar në polici, ka rrëfyer të gjitha ngjarjen horror.
AUTORI NE KERKIM
Ndërkaq, policia ka bërë të ditur, se kanë nisur kërkimet për 31-vjeçarin. Ky i fundit, pak kohë më parë ishte liruar nga burgu, ku ka kryer dënimin prej disa vitjesh, për grabitje me dhunë në bashkëpunim. Disa vite më parë, një kambisti iu grabitën paratë që kishte me vete, pasi u godit me dru në kokë. Në këtë ngjarje, sipas policisë në atë kohë, mori pjesë dhe Veterniku, i cili dhe u dënua me disa vite burgim..
BABAI I AUTORIT, I DENUAR PER PEDOFILI
Babai i autorit të djeshëm, Besnik Veterniku, prej 5 vjetësh ndodhet në burg, duke kryer dënimin prej 15 vjetësh, për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe shfrytëzim prostitucioni.
Ish-kreu i të Përndjekurve të Durrësit, u arrestua në vitin 2006 në Korçë, pasi u zbulua se shfrytëzonte për prostitucion një vajzë 16-vjeçare, e cila ishte e bija e gruas me të cilën bashkëjetonte. Më pas, e mitura tregoi gjithë detajet e 5 viteve të tmerrin, pasi i moshuari kishte nisur të abuzonte seksualisht me që qëkurë ishte 11 vjeçe dhe bashkë me të ëmën, nisi ta shfrytëzonte për prostitucion, kryesisht në zonëne Plepave e Golemit.
Lajmi u publikua dje dhe përditësua sot, më 27.04.2013
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com