E rrëmbyen, e droguan, e përdhunuan për 3 ditë pa mëshirë në apartamentin e tyre në kryeqytetin grek, e më pas 2 shqiptarët të moshës 20 dhe 21 vjeç u larguan për pushime në ishullin e Mikonos, sikur mos të kishte ndodhur asgjë, sikur mos t’i kishin falur momente tmerri vajzës 19-vjeçare.
Sipas mediave lokale, 2 të rinjtë shqiptarë janë arrestuar gjatë paradites së djeshme nga policia e Mikonos, pas denoncimit të 19-vjeçares e cila mbërriti në komisariat në një gjendje të keqe shëndetësore dhe nën efektin e drogës.
Gjithçka nisi me shkëmbimin e disa mesazheve në Facebook, nga ku njeri prej djemve dhe 19-vjeçarja edhe ranë dakord që të zhvillonin një takim mes tyre të mërkurën e kaluar.
Por ky takim ishte makthi nga i cili prej 3 ditësh 19-vjeçarja nuk po zgjohej dot.
I riu shqiptar e çoi vajzën e re në shtëpinë e tij, por sapo ajo hyri brenda zbuloi që ata nuk do të ishin vetëm, aty priste edhe shoku tjetër.
19-vjeçarja i tregoi policisë, se 2 djemtë i dhanë asaj të pinte një pije, në të cilët dyshohet se kishte edhe lëndë narkotike, në atë moment nisën 3 ditët e tmerrit për të...
Dy shqiptarët gjatë paradites së sotme janë paraqitur përpara hetuesit për të treguar detajet e 3 ditëve që mbajtën në apartament 19-vjeçaren.
Ata akuzohen për rrëmbim, përdhunim në grup, posedim dhe përdorim droge.
Moshatari i tyre, Musaen Zeneli ,20 vjec ne vend qe te pushonte si cdo moshatar,kishte zgjedhur te punonte.Babai i tij nuk jetonte me,dhe djaloshit iu desh te behej trari i shtepise,per te ndihmuar familjen.Ai shume mire mund te kishte zgjedhur nje pune te lehte e shume fitimprurese,te behej shperndares droge para dite dhe mbas dite te zbavitej me shoket,por jo, ai zgjodhi shtegun me te veshtire,por te ndershem te punes,zgjodhi qe ne zhegun e vapes te punonte kamarier e te ndihmonte dhe ne kuzhinen e hotelit dhe fatkeqesisht humbi jeten ne diten e pare e te fundit te punes nga plumbat e zbrazura nga marrezia e te rriturve,kurse keta birbot moshatare me te, te perkedhelur e te llastuar nga prinderit me aq para sa mund t'ju dalin per pushime,alkool,droge,e kane mendjen per te perdhunuar vajza,se per pune,jo e jo.Tani te provojne shijen e punes ne burg ,se ju ben mire.Do ju jape ate edukim qe s'ju a dhane prinderit.
Përgjigju