VIDEO/ Arrestohen 4 persona në Sarandë, përplasën makinën e 39-vjeçarit, e rrëmbyen dhe e mbajtën peng për 3 orë! Në kërkim bashkëpunëtori

SARANDË – 3 vëllezër dhe 2 djemtë e njërit prej tyre rrëmbyen për 3 orë një person të identifikuar si Gentian Omeri, 39 vjeç të cilin e mbajtën me forcë në automjetin e tyre, e plagosën rëndë dhe e lanë pa ndjenja në rrugë me dhëmbë dhe gishtërinj të thyer.

4 prej autorëve janë arrestuar ndërsa njëri është shpallur në kërkim. Pjeter Ndoj, 30 vjeç, Astrit Ndoj, 44 vjeç dhe djemtë e këtij të fundit, Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj, të dy 21 vjeç janë arrestuar nga policia. Në kërkim është shpallur vëllai i Pjetrit dhe Astritit, Alfred Ndoj, 39 vjeç.

5 personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë përplasur me dashje automjetin që drejtonte Omeri, të cilin e kanë plagosur duke e goditur me sende të forta, e më pas e kanë futur në automjetin e tyre, duke e mbajtur aty me forcë, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë.    

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, rreth orës 01:00, kur Omeri njoftoi policinë se po e ndiqnin disa persona me makinë dhe i rrezikohej jeta prej tyre. Forcat blu kanë reaguar me shpejtësi, duke shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar në rrugën e fshatit Xarrë, Gentian Omerin, të plagosur rëndë fizikisht, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet aktualisht, nën kujdesin e mjekëve.

3 orë më vonë u bë lokalizimi në fshatin Shëndelli dhe prangosja e 4 autorëve të dyshuar. Operacioni u zhvillua nga Forca Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe FNSH, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tepelen: 20/01/2023 15:17

    Gentian omer çami. Me ca e krruajte te pasmen qe te erdhi kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave